English

Cameron Diaz nuk friksohet nga ushqimet kalorike

E shtunë, 19 shkurt 2011, NOA- Cameron Diaz nuk e ruan shumë vetën gjatë ushqyerjes së saj, kështu është shprehur trajneri i aktores.

“Ajo ka një dietë të luhatshme ku në fillim ju përdorni karbohidrate, ndërsa në mbrëmje radha do të jetë për proteinat dhe perimet. Ajo nuk e lë anash as ushqimin e shpejtë, por kur bëhet fjalë për një hamburger, atëherë ajo nuk e ha të tërin, por e kafshon atë disa herë”, u shpreh Teddy Bass trajneri i Diaz.

Sipas tij, aktorja 38 vjeçare, shikon me kujdes atë që ha dhe edhe pse në përgjithësi ajo ka një plan të baraspeshuar të ushqimit, ajo nuk frikësohet që të kënaqet me gjërat e saj të preferuara kalorike.

a.y/NOA

KOMENTE