English

Cycle Ball – Futbolli me biçikletë!

Tiranë, 19 Shkurt NOA- Cycle Ball është një sport fantastik që kombinon futbollin me çiklizmin në një sport të vetëm. Ky lloj sporti është i njohur prej 100 vitesh, por ende konsiderohet si një sport jashtë norme, sidomos në Amerikë. I njohur si "radball", Cycle Ball u shpik në 1893 nga një amerikan me origjinë gjermane i quajtur Nicholas Edward Kaufmann dhe menjëherë njohu disa suksese në Evropë. Kampionati i parë i Cycle Ball u luajt në vitin 1929 dhe më pas u përhap edhe në Japoni. Rregullat e lojës janë shumë të thjeshta: dy skuadra të përbëra nga dy lojtarë secili mbi një biçikletë luajnë duke gjuajtur topin me rrotat e biçikletave.

Të duket e pabesueshme të shikosh aftësitë e lojtarëve duke qenë në gjendje të menaxhojnë biçikletën dhe topin. Ndeshja është e ndarë në dy pjesë (shtatë minuta secila). Ekipi i cili arrin të bëjë gola më shumë fiton.

Lojtarët e Cycle Ball janë profesionistë në të gjitha aspektet dhe stërviten çdo ditë në palestër për të qenë në formë dhe gati për garën.

a.e./NOA

KOMENTE