Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Donald Trump, rivali i Obamës
English

Donald Trump, rivali i Obamës

Uashington, 19 shkurt, NOA – “Të mbyllen bazat amerikane jashtë vendit dhe të ndërpritet importi masiv i produkteve kineze”. Këto mesazhe populiste dhe izolacioniste janë lëshuar në opinionin amerikan nga miliarderi Donald Trump.

Ky biznesmen 64 vjeçar nuk e fsheh dëshirën që republikanët ta zgjedhin pikërisht atë për të mbrojtur ngjyrat e tyre, vitin e ardhshëm përballë Barack Obamës. Biznesmeni Trump, i cili i ka ndërruar disa herë partitë, kësaj here i ka vënë qëllim vetes Shtëpinë e Bardhë.

“Jam i tmerruar nga ajo që ndodh në SHBA. Jemi bërë gazi i botës”, deklaroi Trump duke komentuar një marrëveshje të tregtisë së lirë, nënshkruar nga Obama me Korenë e Jugut në muajin dhjetor 2010.

Lidhur me trupat jashtë vendit Trump u shpreh: “Kemi trupa në Angli, Gjermani, Korenë e Jugut. Përse nuk na paguajnë që po i mbrojmë?”.

Miliarderi, që sipas revistës "Forbes" radhitet në vendin e 488-të në botë, me dy miliardë dollarë pasuri, synon të sfidojë Obamën, i cili gjithashtu nuk e fsheh dëshirën për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

NOA

KOMENTE