Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flamujt e tolerancës
English

Flamujt e tolerancës

Toleranca kërkon standarde universale, përndryshe do të humbë domethënien. Nuk duhet të ketë kufij në te në të drejtën e njerëzve për të folur, për të menduar apo vepruar sipas mënyrës së tyre, vetëm nëse këto të drejta nuk cenojnë sigurinë dhe të drejtat e të tjerëve

Nga Moshe Kantor

Protestat e fundit në botën arabe janë dhimbjet e para të lindjes së demokracisë në një rajon që në mënyrë urgjente kërkon liri të madhe. Bisedimet janë për të rishkruar kushtetutën dhe për tu hapur zgjedhjet. Megjithatë, ne duhet të ecim më shpejt sesa formalitetet. Për të pasur një qëndrueshmëri të një demokracie dhe lirie reale, duhet të ketë disa sjellje që duhet të ushqehen në baza sociale dhe ndoshta asnjë nuk është më e rëndësishme se sa toleranca.

Në Egjipt për shembull, ne nuk duhet të harrojmë se demonstratat filluan gjatë vitit të ri, pas sulmit me bombë në një kishë në Alexandria dhe ku 23 krishterë u vranë në mënyrë brutale. Sikurse në Evropë, ka shumë grupe të ndara dhe të zhgënjyera në shoqërinë arabe. Mbi të gjitha, nëse e nesërmja duhet të jetë një ditë më e mirë për Lindjen e Mesme, toleranca sociale duhet të ushqehet dhe të adaptohet. Toleranca nuk është gjëja më e thjeshtë për tu shtënë në dorë në këtë botë. Duhet të lejohen pikëpamjet dhe sjelljet origjinale apo të ndryshme. Por toleranca shumë thjesht mund të keqkuptohet sepse duhet të ketë flamujt e vet dhe ndoshta ajo që është më e rëndësishme është se ne nuk duhet të bëhemi tolerant përpara jo-tolerancës. Sikur se ka thënë juristi i madh amerikan, Zechariah Chafee: e drejta për të ngritur grushtin tim mbaron aty ku fillon hunda e tjetrit”.

Nuk duhet të ketë kufij në te në të drejtën e njerëzve për të folur, për të menduar apo vepruar sipas mënyrës së tyre, vetëm nëse këto të drejta nuk cenojnë sigurinë dhe të drejtat e të tjerëve. Shpesh, shoqëria lejon “dhoma inati”, ksenofobi apo edhe një podium jo-tolerance. Kjo është opozita diametrale e tolerancës. Toleranca është shenja dalluese e të gjitha shoqërive të shkolluara, por që ajo ti shërbejë shoqërisë më shumë se sa të tjerat, duhet së pari të kuptohet qartë më tepër sesa të aplikohet dukshëm si një epitet i thjeshtë dhe i ngadaltë, kur çdo veprim kërkon shpengim.

Represioni dhe abuzimi duhet të dënohen në një kulturë apo shoqëri. Pranimi i akteve të tilla turpëron të gjitha shoqëritë dhe prezanton një formë tjetër jo-tolerance. Toleranca kërkon standarde universale, përndryshe do të humbë domethënien. Rreth 80 vite më parë, partia naziste erdhi në pushtet në Gjermani, dhe brenda një periudhe të shkurtër kohe miratoi ligjet e turpshme të Nurembergut, duke shpallur joligjore liritë civile të hebrenjve gjermanë, duke u angazhuar në një riarmatosje të tërbuar të ushtrisë.

Reagimi nga vende të ndryshme të Evropës për këto akte nuk kishte fare. Shumë shkrimtarë tentuan ti përshkruajnë këto hapa si veprime të një populli me vlera të ndryshme apo me tipare e karaktere të patjetërsueshme. The Times, më 25 nëntor 1937 shkroi se “luftës - sikurse mund të jenë në disa aspekte të Gjermanisë naziste, ata i përgjigjen me nevojat e karakterit të njerëzve”. Gjermania ishte duke reaguar, sipas këtyre analistëve, në pajtim të plotë me diktatin e kulturës së vet, një kulturë sistemi i vlerave të së cilës, nuk mund të ndryshohej; njëlloj sikurse vlerat e islamit ekstrem që ecin në krah të kundërt me principet e demokracisë liberale dhe lirisë.

Si pasojë, aktet e islamit ekstrem sikurse imponimi i ligjeve fetare, duke përdorur Kuranin ndaj jobesimtareve dhe kryerja e vrasjeve për nder, do të racionalizohen në një kontekst të ngjashëm. Sikurse në vitet e 30-ta, ndoshta shoqërisë i mungon besimi në parimet e saj të tolerancës, duke u përmbajtur nga të kritikuarit apo duke u sulmuar nga lëvizjet ekstremiste dhe duke lejuar vazhdimin e tyre. Çrregullimi i historisë kërkon prej nesh si evropianë të mësojmë këto mësime të historisë dhe të ndihmojmë të gjithë ata që po shohin një agim të ri demokracie, sidomos për çështjet e nevojës së tolerancës dhe sigurisë, por edhe baraspeshave ndërmjet këtyre dy elementëve esencialë.

Liderët evropianë duhet të vënë theksin tek normat demokratike si një barrierë për urrejtjen, ksenofobinë dhe antisemitizmin në të gjitha këto vende, ashtu sikurse edhe në shtëpitë e tyre. Gjithashtu, ne duhet të njohim se baza e të gjitha shoqërive demokratike është liria dhe siguria. Është në interesin evropian të ushqejë tolerancën si një parathënie për stabilitetin dhe sigurinë, e cila është gjithçka që do të donin të shihnin të gjithë ata, që ia duan të mirën e Tunizisë dhe Egjiptit. Lidhja reciproke e tolerancës dhe sigurisë kërkon një përcaktim të ri.

The Telegraph

KOMENTE