Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermeni: Spikerja e Kuvendit, u flet studentëve përçart me gjuhën e urrejtjes
English

Gjermeni: Spikerja e Kuvendit, u flet studentëve përçart me gjuhën e urrejtjes

Tiranë, 19 shkurt 2011, NOA- Selia rozë reagoi lidhur me deklaratat e Kryeparlamentares Jozefina Topalli, duke thënë se gjuha e saj është gjuha e urrejtjes.

Deputetja e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni deklaroi se, “Sot pamë fytyrën e vërtetë të spikeres së Kuvendit, qe u fliste të rinjve përçart, tamam ashtu siç e shohim të flasë nga poltrona në majë të sallës së Parlamentit”.

Ajo shtoi se, Topalli u fliste studentëve për dhunën e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër shqiptarë, që sipas Gjermenit, qëndronin larg çdo institucioni, që nuk përbënin asnjë kërcënim, por që kishin ardhur në demonstratë vetëm për të protestuar kundër këtij regjimi që i kishte lënë të papunë dhe në varfëri.

“Ku e gjen kurajon Jozefina, që e mban veten edhe për zonjë të rëndë, që tenton të shfaqet si nënë e përkushtuar, që t’i quajë kriminelë ata të cilët në fakt u vranë, plagosën e dhunuan në mënyrë kriminale, nga Garda Republikane e urdhëruar pikërisht nga shefi i Jozefinës?”, deklaroi deputetja socialiste.

Ndër të tjera ajo theksoi se, Topalli nuk ka as një grimcë dhembshurie për familjarët e viktimave, të cilët shtoi ajo kishin dalë në protestë paqësore, kundër kusarisë e korrupsionit të qeverisë.

Gjermeni e mbylli fjalën e saj duke thënë: “Protesta e këtij populli nuk do të ndalet, pasi ky popull e ka kuptuar se e ardhmja e tyre nuk mund të kalojë as nga Saliu, e aq më pak nga Jozefina”.

a.y/NOA

KOMENTE