English

Nënshkruhet koalicioni Thaçi-Pacolli: Qeverisje për interesat e popullit

Prishtinë, 19 shkurt 2011, NOA- Pak minuta më parë u nënshkrua marrëveshja e koalicionit qeverisës për Kosovën.

Hashim Thaçi i PDK-së dhe Behxhet Pacolli i AKR-së, firmosën zyrtarisht paktin e tyre të përbashkët qeverisës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Hashim Thaçi u shpreh se koalicioni qeverisës do të jetë i gjerë dhe shumetnik.

Ai shtoi gjithashtu se në këtë qeveri nuk do të ketë ndasi por sipas tij të gjithë do të punojnë bashkë të përkushtuar.

Pacolli u shpreh se, qeveria do punojë për interesat e popullit dhe se programi që do të zbatohet është i shenjtë, pasi sipas tij do të anashkalohet çdo interes vetjak.

Të dy liderët theksuan se do të punohet që Kosova ti përshpejtojë hapat drejt bashkësisë së familjes së madhe evropiane.

a.y/NOA

KOMENTE