Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 19 Shkurt 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 19 Shkurt 2011

Tiranë, 19 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e djeshme të opozitës, duke pasqyruar detajet rreth saj, shifrat e pjesëmarrjes dhe deklaratat e kryesocialistit Rama, se demonstratat do vazhdojnë.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Lotët e Burrit”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete detaje nga demonstrata e djeshme e opozitës, përmes një reportazhi të mbushur me fakte dhe portretizime të pjesëtarëve të saj.

“Konsulli i larguar i Korçës: Regjistrimi në Shqipëri, shansi ynë i fundit për Vorio-Epirin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Legalizimet, emrat e rinj të fituesve të tapive”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Videoja e dytë/ Prifti me imunitet, shtyhet dëshmia për 70 mijë eurot”, i cili flet për shtyrjen e seancës së marrjes në pyetje nga Prokuroria të ish-ministrit Prifti, për përgjimin në shtëpinë e tij.

“Olsi i Big Brother: Ogreni është homoseksual, keqardhje që e detyrojnë të bëjë atë që nuk ndjen”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Korça Vorio-Epir, Athina shkarkon konsullin”; “Pagat dhe pensionet, sa rriten deri në vitin 2014”; “Atentati, vriten në lokal dy të fortët e Laçit” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “200 mijë vetë kundër”, i cili citon detaje nga pjesëmarrja në demonstratën e djeshme të opozitës.

“Investitorët e huaj: Kemi frikë nga politika” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar reagimit të të huajve mbi zhvillimet e fundit në vend.

Kurse “Motra e Ogrenit: Më ngre nervat Neda kur zihet me tim vëlla” flet për spektaklin televiziv “Big Brother”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Rama: Protestat nuk do të ndalen”, i cili tregon sesi kryesocialisti pohou dje në demonstratën e opozitës, se ajo nuk do ta ndalë aksionin e saj kundër qeverisë.

“Minorotarët duan të jenë vetëregjistrues” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Bankat: Shërbimet tona, të krahasuara me Ballkanin”, “Policia gafë me shifrat, i zhduken 20 mijë protestues” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Demonstrata e radhës, paralizohet jeta në Tiranë”, i cili pasqyron gjendjen e krijuar në kryeqytet në lidhje me demonstratën e djeshme të opozitës.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “KiE: Rama, shkaktar i situatës së tensionuar”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Intervista/ Sabri Godo: Fokusimi te rikandidimi i Ramës në bashki, një absurd”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 19 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE