English

Vetëvendosje: Koalicioni qeverisës, i rrezikshëm për Kosovën

Prishtinë, 19 shkurt 2011, NOA- Ndonëse u nënshkrua pak më parë koalicioni qeverisës, ashtu sikurse ishte lajmëruar nuk mirëpritet nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne jemi kundër këtij koalicioni për shkak të programit që ata paraqesin dhe për shkak të asaj që ata thonë se do ta bëjnë. Konsiderojmë që ky koalicion do të jetë koalicion i fillimit të vazhdimit të negociatave të reja me Serbinë, të cilat ne i konsiderojmë që përveçse janë të padrejta dhe asimetrike, janë shumë të rrezikshme dhe të dëmshme për Kosovën. Rrjedhimisht jemi kundër këtyre negociatave. Pra, meqenëse jemi kundër këtyre negociatave, jemi edhe kundër koalicionit që po përgatitet për to”, u shpreh Visar Ymeri në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Edhe më parë, Vetëvendosja e ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi dhe vetë atë si një person që nuk mund ta çojë vendin përpara.

a.y/NOA

KOMENTE