English

Aksident në Dibër, bie makina nga ura, dy të vdekur e dy të plagosur

Dibër, 20 shkurt 2011, NOA – Një aksident i rëndë rrugor i mori jetën paraditen e sotme dy të rinjve, që ndodheshin brenda një automjeti që po kalonte në Urën e Gëzhdarit në qytetin e Dibrës. Nga aksidenti i rëndë gjetën vdekjen e menjëhershme 20-vjeçari Lavdosh Paçuku dhe 19-vjeçari Kastriot Gjoni.

Sipas policisë shkak i aksidentit u bë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte makina mbi urë.

Si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit të automjetit automjeti i tipit Benz ra nga ura prej një lartësie rreth 30 metra, duke lënë të vdekur në vend dy nga pasagjerët e makinës dhe duke plagosur dy personat e tjerë.

Mes të plagosurve është edhe drejtuesi i automjetit, Eriglen Gjoni.

mit/NOA

KOMENTE