Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në mars, propozim i ri për emrin e Maqedonisë
English

Në mars, propozim i ri për emrin e Maqedonisë

Shkup, 20 shkurt, NOA - Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç pritet që gjatë muajit mars të propozojë një pako të re për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Paralajmërimi i tillë është bërë nga burime qeveritare në Shkup, të cilët theksojnë se zgjidhja e emrit po ndiqet nën hije nga SHBA-të, të cilët kanë insistuar zgjidhjen e shpejt të kontestit të emrit.

“Administrata amerikane është e interesuar për zgjidhjen e shpejt të këtij kontesti, dhe se ajo do të vazhdojë mbështetjen në këtë proces, mirëpo gjithçka pritet të definohet gjatë muajit të ardhshëm, pasi që nuk dihen detaje të qarta nga takimi i kryeministrit Nikolla Gruevski me nënpresidentin Joe Biden dhe sekretaren amerikane Hillary Clinton”, theksojnë burime pranë Qeverisë për mediat maqedonase.

Në fillim të këtij muaji, ndërmjetësi i OKB-së për emrin, diplomati amerikan Nimiç u takua me palët negociatore nga Shkupi dhe Athina, mirëpo ky takim ishte vetëm i karakterit informativ për njohjen e qëndrimeve të fundit të të dyja palëve, pas një pushimi të gjatë të procesit.

Nimiç më 24 shkurt do të vijojë punën e tij intensive në zgjidhjen e kontestit dhe se ai do të shqyrtojë një pako zgjidhjes e cila do ti ofrohet Shkupit dhe Athinës për kompromis.

NOA/INA

KOMENTE