English

LDK, AAK, Vetëvendosje bojkotojnë votimin e Pacollit si President

Prishtinë, 22 shkurt 2011, NOA – Lidhja Demokratike e Kosovës, lëvizja për Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bojkotuar para pak minutash votimin e Behxhet Pacollit si kandidatin për Presidentin e ri të Kosovës. Pas largimit të deputetëve të tre partive tashmë kanë mbetur në sallën e kuvendit të Kosovës 67 deputetë, dhe për zgjedhjen e Presidentit duhen ne raundet e para 81 dhe në të tretin plot 61 vota.

Pas shqyrtimit të kandidaturës së Behxhet Pacollit si President në Komisionin ë përkohshëm parlamentar që në hyrje të seancës Kryetari i grupit Parlamentar të LDK-së deklaroi se nuk do të marrë pjesë në votimin e presidentit dhe qeverisë.

Kreu i grupit të LDK-së Ismet Beqiri e argumentoi këtë bojkot me fatin se LDK nuk i njeh zgjedhjet e 12 dhjetorit duke i cilësuar ato si të manipuluara. LDK e cilësoi koalicionin qeveritar si jolegjitim, duke theksuar se ai nuk u formua mbi interesat e popullit.

Ndërkohë edhe deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri e cilësoi kandidaturën e Pacollit si të papërshtatshme për të drejtuar Presidencën e Kosovës. Edhe përfaqësuesi i AAk-së nënvizoi se AAK nuk do ta votojë Pacollin si President duke theksuar papajtueshmërinë me këtë kandidaturë.

Me largimin e deputetëve të opozitës atyre të LDK-së, AAK-së dhe Vetëvendosjes nga salla e Kuvendit të Kosovës dhe pas ngritjes së Komisionit të Procedurës për votimin e Presidentit deputetet e pranishem po votojne në mënyrë të fshehtë për Presidentin e republikes se Kosoves.

Behxhet Pacolli është kandidatura e vetme për postin e Presidentit të Kosovës.

mit/NOA

KOMENTE