English

Manchester United në sulm për Pastoren

Angli, 23 Shkurt NOA - Alex Ferguson tashmë ka një objektiv të ri. Ai është talenti argjentinas i Palermos, Javier Pastore. Edhe pse Palermo vazhdon ta konsiderojë si të pashitshëm lojtarin (të paktën për sezonin e ardhshëm), shtypi anglez vazhdon të insistojë: janë gati 40 milionë euro që mund të ndryshojnë mendjen e presidentit të Palermos, Zamparini. Në javët e kaluara, është bërë i gjallë dhe Manchester City. Një tjetër konkurrente në garë për të siguruar shërbimet e argjentinasit kujtojmë se është dhe Juventusi.

r.b/NOA

KOMENTE