Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tribunali i Hagës: Gjorgjeviç, fajtor për krime në Kosovë
English

Tribunali i Hagës: Gjorgjeviç, fajtor për krime në Kosovë

Hagë, 23 shkurt 2011, NOA – Vllastimir Gjorgjeviç, ish-zyrtari i lartë i policisë serbe është shpallur sot fajtor për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër civilëve shqiptarë kosovarë në vitin 1999 nga Dhoma Gjyqësore II e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, e cila e dënoi Gjorgjeviçin me 27 vjet burg. Vllastimir Gjorgjeviç ish-Ndihmësministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, njëherësh Shef i Drejtorisë së Sigurimit Publik u shpall fajtor për pjesëmarrjen e tij në një ndërmarrje të përbashkët kriminale në vitin 1999, qëllimi i të cilës ishte ndryshimi i përbërjes etnike të Kosovës.

Gjorgjeviç u shpall fajtor për krime në formën e dëbimeve, vrasjeve,

transferimit të dhunshëm dhe përndjekjeve të kryera në 13 komuna të

përmendura si Rahovec, Prizren, Skënderaj, Suharekë, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Deçan dhe Vushtrri.

Në vendimin e Tribunalit të Hagës bëhet me dije se Gjorgjeviqi është përgjegjës për vrasjen e jo më pak 724 shqiptarëve të Kosovës, të cilët në më të shumtën e rasteve u vranë nga forcat serbe.

“Në numrin më të madh të rasteve, viktimat, përfshirë shumë gra dhe

fëmijë, ishin civilë të paarmatosur, të cilët në asnjë farë mënyre nuk

merrnin pjesë në çfarëdo forme të konfliktit të armatosur”, ishte

konkluzioni i Dhomës.

Më tej Dhoma II e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë për Krimet në ish-Jugosllavi shtoi se krimet për vrasje të akuzuara në Aktakuzë thjesht ishin ilustruese dhe “nuk përbëjnë aspak një pasqyrë të plotë të krimeve të kryera nga forcat serbe, në veçanti nga policia, kundër popullatës shqiptare kosovare gjatë sulmit të gjerë dhe sistematik të përmendur”.

Ndër vrasjet për të cilat u dënua Gjorgjeviç ishte pushkatimi dhe djegia e 114 burrave dhe djemve nga Krusha e Vogël, fshat afër Rahovecit, të cilët u vranë nga policia më 26 mars 1999.

Në të njëjtën ditë, bëhet me dije se policia serbe vrau afërsisht 45 anëtarë të një familjeje në Suharekë.

Ndërsa në Podujevë, forcat serbe rreshtuan dhe hapën zjarr kundër 19

grave dhe fëmijëve, prej të cilëve u vranë 14, ndërsa pesë fëmijë që mbetën gjallë pësuan lëndime të rënda dhe të përhershme.

“Gjorgjeviqi u shpall gjithashtu fajtor për dëbim dhe transferim të

Dhunshëm, të së paku 200.000 shqiptarëve kosovarë nga

këto zona gjatë tre muajve;, theksoi Dhoma e gjyqtarëve duke nënvizuar se “ky vlerësim është jo i plotë dhe tejet i moderuar, dhe shifra e saktë me gjasë është shumë më e lartë”.

Kryegjyqtari Kevin Parker deklaroi se “Shqiptarët kosovarë u larguan nga Kosova për arsye se ishin forcat serbe ato që i urdhëruan të largoheshin, apo për shkak të veprimeve të forcave serbe që i detyruan të largoheshin, sidomos përmes granatimeve, të

shtënave, vrasjeve, dhe djegieve të shtëpive dhe ndërtesave të tjera në

fshatrat dhe qytetet e tyre”.

Dhoma hodhi poshtë pretendimet e Mbrojtjes me pretendimin se gjoja shqiptarët po

largoheshin për shkak të bombardimit të RFJ-së prej NATO-s që filloi më 24

mars 1999, dhe për shkak të luftimeve midis forcave serbe dhe Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës.

“Ndonëse këta faktorë “mund të kenë shkaktuar shqetësime tek disa shqiptarë kosovarë, faktori mbizotërues dhe detyrues i largimit të shqiptarëve kosovarë nga shtëpitë e tyre dhe në shumicën e rasteve nga Kosova, ishte fushata e qëllimshme e dhunës dhe terrorit që kryen forcat serbe kundër civilëve shqiptarë kosovarë”, konkludoi Dhoma.

Me këtë aksion Gjorgjeviç kërkonte të siguronte kontrollin e mëtejshëm serb mbi krahinën.

Sipas konkludimeve të Tribunalit të Hagës Plani i Përbashkët Kriminal u realizua me miratimin dhe pjesëmarrjen e udhëheqësve politikë të RFJ-së dhe Serbisë, si dhe drejtuesve të Ushtrisë Jugosllave duke përfshirë këtu edhe Korpusin përkatës në Kosovë, dhe drejtuesit e Ministrisë së Brendshme serbe.

Dhoma e Tribunalit të Hagës pas hetimeve doli në përfundimin se ndër anëtarët kryesorë të këtij plani kriminal bënin pjesë ish-Presidenti i RFJ-së Sllobodan Millosheviç, dhe Nikolla Shainoviqi, Zëvendëskryeministër i

RFJ-së dhe përgjegjës për Kosovën, si dhe Vllajko Stojilkoviq, Ministër i

Brendshëm, Vllastimir Gjorgjeviq, Shef i RJB-së; Radomir

Markoviç, Shef i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror, dhe Sreten Llukiq, shef

i Shtabit të MPB-së për Kosovën.

Gjykatësit hodhën poshtë pretendimin e Gjorgjeviçit se ai nuk kishte

kontroll efektiv mbi përdorimin e forcave të MPB-së në Kosovë, pasi sikundër kishte dëshmuar ai, Ministri Stojilkoviq e paskësh përjashtuar prej këtij kontrolli.

Dhoma vendosi se pjesëmarrja e të akuzuarit Gjorgjeviç në planin kriminal ishte vendimtare për suksesin e planit.

Sipas trupës së gjyqtarëve Gjorgjeviç gëzonte kompetenca të ligjshme dhe ushtronte kontroll efektiv mbi policinë në Kosovë, si atë të rregullt po ashtu edhe atë rezerviste. Vllastimir Gjorgjeviçi është i teti ndër ish-zyrtarët e lartë serbë

që u gjykua për krime të kryera në Kosovë dhe i gjashti që u shpall fajtor.

Ai u akuzua penalisht në vitin 2003, por ishte në arrati deri në arrestimin

e tij më 17 qershor 2007, në Malin e Zi.

Gjykimi i Gjorgjeviçit nisi më 27 janar 2009 dhe përfundoi me argumentet përmbyllëse më 13 dhe 14 korrik 2010.

Dhoma dëgjoi mbi 140 dëshmitarë dhe pranoi si prova mbi 2.500 prova

materiale, përfshirë shumë urdhra dhe raporte të MPB-së dhe UJ-së dhe

procesverbale të mbledhjeve të udhëheqjes politike, policore dhe ushtarake

serbe.

Që prej themelimit të tij Tribunali i hagës për krimet në ish-Jugosllavi ka akuzuar penalisht 161 persona për shkelje të rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë në periudhën 1991-2001.

Deri më tani kanë përfunduar proceset kundër 125 individëve dhe janë duke u zhvilluar procese kundër 34 të akuzuarve të tjerë.

mit/NOA

KOMENTE