English

Arrin “Baby Gaga”: Akullorja me qumësht gjiri

Londër, 24 Shkurt, NOA- "Baby Gaga" është shpikja e fundit e “Covent Garden Matt O'Connor”, një kompani akulloreje, themelues i Icecreamists, e cila ka shpikur akulloren me qumësht gjiri.

Kanë qenë më shumë se 15 nëna që iu përgjigjën një lajmërimi në internet në Mumsnet, një sit social për nënat dhe kanë dhuruar qumështin e gjirit të tyre si dhuratë për londinezët dhe turistët.

"Çfarë mund të jetë më natyrale?", ka thënë Victoria Hilley, një nga dhurueset.

“ Baby Ga” është një përzierje e qumështit të gjirit me vanilje dhe shije limoni.

Çmimi? Çdo porcion kushton : 23 sterlina

Kjo nuk është hera e parë që qumështi i gjirit arrin në kuzhinë. Vitin e kaluar, gruaja e një kuzhinieri në Nju Jork kishte vënë në dispozicion në restorantin e burrit qumështin e saj për të bërë djathë.

a.e./NOA

KOMENTE