English

Berisha: Klosi gati për 200 mijë të vdekur që Rama të vinte në pushtet

Tiranë, 24 shkurt 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha është rikthyer në seancën plenare të Kuvendit ku po diskutohet kufizimi i imunitetit të deputetëve dhe ka replikuar me deputetin e opozitës Blendi Klosi duke e akuzuar atë se për ardhjen e Edi Ramës në pushtet, Klosi kishte deklaruar se nevojiteshin edhe 200 mijë të vrarë. Shefi i mazhorancës tha se “Blendi Klosi deklaroi se ishte i gatshëm për 200 mijë të vdekur”.

“Klosi deklaroi se duheshin 200 mijë të vdekur që Rama të vinte në pushtet”, infomoi zoti Berisha, duke i rikujtuar deputetit Klosi se i ati i tij, Bilbil Klosi kishte qenë kriminel pasi kishte firmosur vrasjen e njerëzve të pafajshëm në kohën e regjimit komunist.

Pas këtyre akuzave të përsëritura në adresë së tij deputeti socialist kërkoi të replikojë me kryeministrin, por ishte kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila nuk i dha fjalën.

Zonja Topalli nuk e lejoi deputetin e partisë Socialiste Blendi Klosi të replikojë, pasi duke i lexuar rregulloren e Kuvendit, kryeparlamentarja theksoi se rregullorja nuk e parashikon replikën mbi replikë.

“Deputeti Klosi respekto rregulloren”, i kërkoi atij Kryetarja e Kuvendit, duke i rikujtuar atij se Bilbil Klosi ishte jo vetëm kriminel.

Për të shmangur përplasjen Kryetarja e Kuvendit e ndërpreu seancën për pesë minuta pushim pas këmbënguljes së deputeti Klosi për të marrë fjalën.

mit/NOA

KOMENTE