Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Kufizimi na barazon ne me çdo qytetar
English

Kryeministri: Kufizimi na barazon ne me çdo qytetar

Tiranë, 24 shkurt 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha duke mbrojtur ndryshimet e propozuara nga mazhoranca për kufizimin e imunitetit të deputetit deklaroi se ky është një vendim i rëndësishëm i marrë për luftën kundër korrupsionit. Duke folur në Kuvend, shefi i qeverisë tha se “Ne vijmë këtu me një nismë që na barazon me çdo qytetar shqiptar”.

Ai risolli në vëmendje vitin 2005 kur mazhoranca e djathtë erdhi në pushtet pas tetë vitesh në opozitë.

Në këtë kontekst, kryeministri Berisha theksoi se “Erdhëm në pushtet kur një post në Policinë e Shtetit paguhej me 200 mijë euro. Erdhëm në pushtet kur Shqipëria renditej një ndër 24 vedet më të korruptuara të planetit”, tha kryeministri.

Ai theksoi se qeveria e tij vendosi t’i shpallë luftë korrupsionit me vullnet të hekurt me vullnetin tonë të hekurt.

“Erdhëm në pushtet kur postet në administratën publike paguheshim me mijëra euro dhe adiministrata ishte ndërtuar mbi bazën e konfliktit të interesit. Erdhëm në pushtet duke patur si kriter nisjen e luftës kundër korrupsioni direkt nga zyrat tona”, bëri me dije kryeministri.

Kryministri Berisha theksoi se Shqipëria duhet të ketë potencialet e duhura për të ecur krah vendeve të zhvilluara dhe për këtë sikundër tha ai nevojiteshin vetëm standarde të reja.

Këtu shefi i ekzekutivit përmendi një sërë standardesh të reja të vendosura si për Prokurorinë e Përgjithshme, ku sipas tij u morën në konsideratë vlerësimet e KiE-s dhe GRECO-s për drejtësinë.

“Ndërmorëm ligjin për prokurimet publike, për koncesionet, u krijua regjistri elektronik për biznesin, u hoqën 2/3 e lejeve dhe liçencave, u bënë transparente doganat dhe çmimet e referencës”, reforma që sipas Kryeministrit u ndërmorën për të luftuar në maksimum korrupsionin.

“Ne jemi qeveria që doli të luftojë korrupsionin më shumë se çdo qeveri tjetër”, tha kryeministri.

E duke iu referuar luftës kundër korrupsionit në të gjitha fushat Berisha tha se kjo luftë solli rritjen e ekonomisë shqiptare duke ritheksuar se “Shqipëria pati rritjen më të madhe ekonomike krahasuar me vendet e Europës gjatë kohës së krizës së thellë financiare.

Kryeministri Berisha duke iu drejtuar qytetarëve tha se rezultatet e qeverisë janë të prekshme në të gjitha fushat e jetës, pasi sikundër tha ai qeveria e tij mbërriti të rritë rrogat e pensionet.

“Ne do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit”, tha kryeministri Berisha, duke akuzuar deputetët e opozitës se po pengohen për të votuar këto ndryshime pasi sikundër tha ai “kupola juaj ka 2 milion metra katrorë ndërtim në Tiranë”.

mit/NOA

KOMENTE