Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kylie Minogue dhe ëndrra për tu bërë nënë
English

Kylie Minogue dhe ëndrra për tu bërë nënë

SHBA, 24 Shkurt NOA - Femra e radhës që do të falënderojë nënën e “huazuar” mund të jetë ajo, Kylie Minogue. Pas Nicole Kidman me sa duket dhe këngëtarja australiane po shqyrton mundësinë për të realizuar ëndrrën e të qenit nënë nëpërmjet adoptimit apo me anë të së ashtuquajturës metodë “mitër me qera”. Ajo që pengon këngëtaren për të pasur një fëmijë në rrugë natyrale më shumë sesa mosha e saj 43-vjeçare, është pikërisht lufta e saj kundër tumorit në gji.

“Do të më pëlqente me të vërtetë të bëhesha nënë - zbulon Kylie - por mendoj që nuk do ndodhë ndonjëherë”. Pengesa më e madhe nuk janë akrepat e orës biologjike, por lufta disa vjeçare ndaj tumorit ne gji, luftë nga e cila Minogue ka dalë fitimtare. Një ndër mundësitë mund të jetë dhe ajo e dhurimit të vezës, por për momentin këngëtarja i është dedikuar turit të saj më të ri Les Folies, i cili sapo ka startuar në Gjermani.

r.b/NOA

KOMENTE