Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përjashtohet studenti që “gjakosi” rektorin
English

Përjashtohet studenti që “gjakosi” rektorin

Prishtinë, 24 shkurt, NOA - Aktivisti i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci është përjashtuar përgjithmonë nga Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore të Universitetit të Prishtinës (UP), për shkak se gjatë ceremonisë së 41 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, së bashku me aktivistin tjetër Durim Jashari, i kishin hedhur ngjyrë të kuqe rektorit të UP-së, Mujë Rugova. Megjithëse gjysma e fytyrës, rrobat dhe fjalimi të cilin ai e lexonte i ishin njollosur, Rugova pati qëndruar i qetë, pati falënderuar studentët dhe pati vazhduar fjalimin e tij.

Derisa, Rron Gjinovci nuk ka dashur të komentojë përjashtimin e tij, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur vendimin të papranueshëm dhe se nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj këtyre veprimeve, por edhe kundër vendimit të gjykatës për dënim prej një muaj burg për Gjinovcin dhe Jasharin.

Për Gjinovcin pritet të merret vendim edhe nga Fakulteti Filozofik, ku ai studion, ndërsa në procedurë është edhe Durim Jashari në Fakultetin Juridik.

NOA

KOMENTE