English

Samsung e gatshme pwr prezantimin e GT-E2330

SHBA, 24 Shkurt NOA - Samsung është duke shpejtuar ka shpejtuar të lançojë në tregun evropian të riun GT-E2330, një celular tepër ekonomik me tastierë me rrëshqitje për të cilin javën e kaluar u publikuan disa imazhe në mënyrë paraprake. Samsung GT-E2330 është shfaqur gjatë orëve të fundit në sitin zyrtar të prodhuesve gjerman, një ndër vendet e para në të cilat do të prezantohet. Në karakteristikat e telefonit përfshihen një ekran me display 128 x 160, lidhje GPRS, kamerë VGA, Bluetooth dhe lexues MP3 me radio FM dhe memorie të zgjerueshme me skeda mikro SD. Për momentin asnjë e dhënë nuk është bërë e ditur në lidhje me çmimin e Samsung GT-E2330, por nuk është e vështirë që të mendohet se do të jetë tepë ekonomik, bazuar në funksionalitetet që ofron.

r.b/NOA

KOMENTE