English

Gjendet dhelpra në katin e 72-të të një ndërtese

Londër, 25 Shkurt NOA - Ajo që dihet me siguri është që nuk vuan nga sindroma e frikës nga lartësitë. Bëhet fjalë për një dhelpër, e cila u gjend në majë të Shard, në qiellgërvishtësin londinez që po ndërton arkitekti Renzo Piano përbri London Bridge. Nuk dihet sesi ka arritur të ngjitet në katin e 72-të të ndërtesës, që ndodhet rreth 300 m mbi tokë ku ka qëndruar rreth dy javë duke u ushqyer me mbetjet e ushqimeve që linin punëtorët pas ditës së punës deri sa më në fund u gjet nga një ndër përgjegjësit e ndërtimit.

Pasi u gjet, dhelpra u kthye menjëherë në kafaz. Sipas veterinerëve ajo ishte më pak se 6-muajshe dhe ishte plotësisht e shëndetshme. Pas kontrollit të kujdesshëm veterinar, dhelpra u la sërish e lirë.

r.b/NOA

KOMENTE