English

Kapet 70-vjeçari i dënuar për falsifikim dokumentesh

Vlorë, 25 shkurt 2011, NOA – Uniformat blu të qytetit të Vlorës ndaluan mbrëmjen e të enjtes shtetasin Muedin Selimaj i dënuar për falsifikim dokumentesh. Policia e Vlorës bën me dije se 70-vjeçari Muedin Izet u prangos mbrëmë rreth orës 23:00.

Muedin Selimaj banues në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë të Vlorës në 14-05-2008 me dy muaj burg dhe tre milion lekë gjobë për veprën penale të falsifikimi i dokumenteve.

70-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe vetëm mbrëmë ai ka mundur të bjerë në prangat e policisë, ndërkohë që procedurën e ndjekjes penale ndaj tij do e vazhdojë prokuroria e Vlorës.

mit/NOA

KOMENTE