English

Kryeplakut të Radhimës i vjedhin 105 mijë euro

Vlorë, 26 shkurt, NOA – Një vjedhje me shuma të mëdha, i ka ndodhur kryeplakut të fshatit Radhimë në Vlorë.

Ngjarja raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë së Vlorës, sipas të cilave, kanë qenë tre persona të cilët kanë vjedhur mbrëmjen e djeshme në banesën e tij plot 105 mijë euro, që ai i ruante brenda saj.

Kryeplaku mësohet se është 60-vjeçari me emrin M.Lagji, ndërsa raportohet gjithashtu se forcat e policisë së Vlorës kanë mundur të vënë në pranga dy të dyshuar si autorët e kryerjes së kësaj ngjarje.

Mësohet se ata janë 20-vjeçari Kuleman Havari dhe 17-vjeçari Enea Dyrmishaj, ndërsa është shpallur në kërkim edhe 25-vjeçari Beant Kapo, i arrestuari i tretë, që të tre banorë të fshatit Radhimë.

Ndërkaq, forcat e policisë deri tani kanë mundur të sekuestrojnë vetëm 42 mijë euro nga shuma e parave të vjedhura.

n.e/NOA

KOMENTE