Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FRESSH para MB-së: Ik vrasës!
English

FRESSH para MB-së: Ik vrasës!

Tiranë, 27 shkurt 2011, NOA – Përfaqësuesja e Forumit Rinor Eurosocialist Elisa Spiropali i bëri thirrje sot Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha të japë dorëheqjen pasi ka vrarë katër demonstrues të pafajshëm në 21 janar. Në një prononcim para godinës së Ministrisë së Brendshme Spiropali, i bëri këtë apel Ministrit Basha: “I them sot Lulit të Saliut, ik vrasës, ik”.

“Ky vrasës, ky kusar, ky gënjeshtar surrat zgërdhirë, i cili duhet të ishte sot prapa hekurave na ka çuar mbrapa horrat e Saliut për na thyer zemrën, duke na thyer xhamat dhe çuar mesazhe mafioze”, theksoi Spiropali.

Ajo shtoi se beteja për largimin e qeverisë Berisha nuk do të ndalet.

“E kanë të kotë, ne nuk ndalemi dhe populli do t’i largojë, ashtu siç po largon faraonët dhe sulltanët orientalë të krimbur në para të vjedhura. Shqipëria nuk është as Tunizi dhe as Libi që të mbajë mbi kurriz sulltan Saliun dhe pasardhësin e tij Lulin”, nënvizoi përfaqësuesja e FRESSH-it, Elisa Spiropali.

Deklaratat kundër Ministrit të Brendshëm erdhën pasi ky i fundit prezantoi sot projektin për videosurvejimin me kamera të të gjithë territorit të Tiranës, një projekt që mbante titullin “Për një Tiranë evropiane”.

mit/NOA

KOMENTE