Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinemaja shqiptare në “Piemonte Movie gLocal Film Festival”
English

Kinemaja shqiptare në “Piemonte Movie gLocal Film Festival”

Torino, 27 shkurt 2011, NOA – Kinemaja shqiptare do të shpaloset në edicionin e 11-të të Festivalit botëror të filmit “Piemonte Movie gLocal Film Festival”, i cili do të zhvillohet nga 3 marsi deri në 9 Mars në një nga qytetet më në zë të Italisë, Torino. Kinemaja shqiptare do të përfshihet në seksionin e posaçëm “Terre del Cinema”, i cili këtë vit i kushtohet tërësisht kinematografisë shqiptare përmes programit “Focus Albania”, organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Shqiptare dhe Shoqatën Vatra.

Kinemaja shqiptare do të përfaqësohet me filmat “Gjallë!” i regjisorit Artan Minarolli, “Lindje Perëndim Lindje” film i regjisorit Gjergj Xhuvani dhe “Kukumi” i realizuar në Kosovë me regji të regjisorit nga Kosova Isa Qosja.

Filmat shqiptarë do të paraqiten në gjuhën origjinale dhe me përkthimin e titruar në gjuhën italiane.

Sipas organizatorëve veprimtaria shënon edhe fillimin e bashkëpunimit mes festivalit torinez dhe First Step Film Festival të Tiranës, duke prezantuar për herë të parë një përzgjedhje prej pesë kortometrazhesh të realizuar nga regjizorë të rinj shqiptarë.

Pjesëmarrja shqiptare në Festival plotësohet nga filmi dokumentar “Sono Stato Dio in Bosnja” dhe “Vita di un Mercenario”(Jeta e një mercenari) i regjizorit Erion Kadilli, vepra e të cilit konkurron në seksionin e filmave dokumentarë.

Të ftuar në këtë festival do të jenë Ambasadori shqiptar në Itali Llesh Kola dhe aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj, i cili është fitues i disa çmimeve prestigjioze ndërkombëtare dhe protagonist i filmit “Gjallë!”.

mit/NOA

KOMENTE