Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kusari-Lila: Qeveri “Thaçi 2”, e pastër “si loti”
English

Kusari-Lila: Qeveri “Thaçi 2”, e pastër “si loti”

Prishtinë, 27 shkurt. NOA - Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, njëherësh nënkryetare e AKR-së, thotë se kushti i tyre për “qeveri me duar të pastra” është përmbushur, ndërsa Qeveria e re është e pastër “si loti”.

Sipas saj, kushti i AKR-së për PDK-në, që koalicioni qeverisës mund të bëhet vetëm nëse qeveria e re përbëhet nga persona me duar të pastra, ka pasur sukses.

Kusari-Lila ka thënë se në qeverinë “Thaçi 2” nuk “frekuentojnë” ministra të korruptuar ose që kanë keqpërdorur paranë publike.

Gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ajo është shprehur e bindur se AKR-ja dhe Koalicioni për Kosovë të Re, nuk do të dalë jashtë kornizave të programit të saj për t’i shërbyer partisë së kryeministrit, Hashim Thaçi.

Ajo beson se partnerët e koalicionit mund të kenë qasje të ndryshme për ndonjë çështje të caktuar, por, sipas saj, kjo do të ishte normale, kurdo që ndodh.

E pyetur se pse njëri nga figurat kyçe të Koalicionit për Kosovë të Re, Muhamet Mustafa, nuk ka pranuar të jetë zëvendëskryeministër i Thaçit dhe nëse ka përçarje të këtij koalicioni, Kusari-Lila ka thënë se koalicioni vazhdon të jetë i fortë, ashtu siç ka qenë.

“Koalicioni ka mbajtur konsistencën edhe në periudha do të thotë të vështira, kur nuk është ditur se a do të jemi a nuk do të jemi pjesë e qeverisjes. Për arsyet e tërheqjes duhet ta pyesni profesor Muhamet Mustafën, por ai shumë qartë ka deklaruar se do të mbetet pjesë e deputetëve të Koalicionit për Kosovë të Re dhe do të kontribuojë si deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, kryetari i ri i AKR-së do të zgjidhet sipas afateve kohore të prezantuara në statusin e partisë. “Tani pas tërheqjes së z. Pacolli do të fillojmë me organizimin e kuvendeve nëpër degë dhe pastaj me organizimin e një kuvendi të përgjithshëm të partisë, ku do të zgjidhet drejtuesi i ri. Unë personalisht nuk kam vendosur a do të kandidoj apo jo për kreun e partisë. Kjo çështje mbetet e hapur, por gjithsesi që do të jem e angazhuar në subjektin tim për një demokraci të brendshme dhe për një proces sa më të shpejtë të përzgjedhjes së udhëheqësish së re”, ka thënë Kusari-Lila.

NOA

KOMENTE