English

Nuk ka qetësi në Tunizi, 3 të vrarë nga protestat

Tunizi, 27 shkurt, NOA - Të paktën tre njerëz kanë humbur jetën në trazirat e fundit në Tunis. Raportet flasin për 100 persona të arrestuar për zjarrvënie dhe dëmtim të pronës, pasi protesta paqësore kundër qeverisë së përkohshme u kthye në dhunë.

Protestat antiqeveritare në Tunizi çuan në largimin e presidentit Ben Ali muajin e kaluar, ndërsa frymëzuan kryengritje popullore edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

NOA/DV

KOMENTE