Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Më 8 mars gratë protestë kundër Berishës
English

PS: Më 8 mars gratë protestë kundër Berishës

Tiranë, 27 shkurt, NOA – Partia Socialiste do të organizojë një protestë vetëm me gratë dhe me vajzat në datën 8 mars, ditën ndërkombëtare të grave. Organizimi i një proteste të tillë është bër i ditur sot nga anëtarja e kryesisë së PS-së, Lindita Nikolla.

“Në 8 mars, në këtë ditë kur gratë në mbarë botën kremtojnë të drejtat e fituara, dhe protestojnë për t’i mbrojtur ato të drejta, edhe gratë shqiptare do të bashkohen në një protestë kundër nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre nga Sali Berisha. Në 8 mars, gratë shqiptare do të protestojnë me forcë për t’i thënë ndal gojës së shthurur të këtij paloburri që flet shumë për respektin për gratë, por që si askush tjetër në historinë e këtij vendi shan, shpif, ofendon e mallkon të gjitha gratë e nënat e këtij vendi”, tha Nikolla.

Në deklaratën e saj për mediat, Nikolli u shpreh se kryeministri Sali Berisha nuk mund të tolerohet më. “Nuk mund të tolerohet ky njeri i cili nuk përfaqëson më dinjitetin, vlerat e interesat e këtij populli, por vetëm kundër-vlerat e anti-moralin që të gjithë shqiptarët e luftojnë e kundërshtojnë sa herë përballen me të”, tha ajo.

Nikolli u ndal edhe në akuzat që Berisha ka bërë ndaj deputeteve socialiste dhe të afërmeve të opozitës.

“Njëmijë e një të zeza ka thënë Sali Berisha për çdo grua deputete, për çdo kundërshtare të tij politike e për çdo nënë, bashkëshorte e bijë të kundërshtarëve të tij politikë. Prandaj nuk mund të tolerohet më një kryeministër si Sali Berisha, që nuk ka as dinjitetin e as burrërinë të tregojë minimumin e respektit për gratë shqiptare”, tha Nikolla.

Ajo u shpreh se askush më tepër se gratë shqiptare nuk i vuan sot pasojat e varfërimit e papunësisë që prodhon korrupsioni, kusaria e makutëria e pushtetit të Saliu, “prandaj si askush tjetër janë gratë ato që duhet të ngrenë zërin me forcë kundër kësaj situate të papranueshme e të patolerueshme ku e ka zhytur vendin Sali Berisha”.

Ajo u shpreh se është e papranueshme që të “të quash kokëpalarë e të droguar të vrarët nga pushkët e Gardës Republikane, pa ndjerë as vrarjen më të vogël të ndërgjegjes e as dhembshuri për ato nëna, bashkëshorte e fëmijë të lënë jetim dhe të shash me fjalët më të ndyra bashkëshortet e nënat e kundërshtarëve të tu, jo në rrugë, por në Kuvend, që duhet të jete tempulli i demokracisë në ne vend demokratik”.

a.k./NOA

KOMENTE