English

Rekordi, çanta që kushton 3.8 milionë dollarë

Londër, 27 shkurt, NOA - Në botën modës asgjë nuk është çudi. Një çantë dore për femra mund të kushtojë edhe sa një bankë, 3.8 milionë dollarë. Çanta ka edhe një emër, quhet “1001Nights Diamonds Purse” dhe do të prezantohet nga kompania e argjendarisë “Doha Jevelry dhe Uatches Exhibition” në Katar.

E veçanta e këtij objekti luksi është se çanta është e veshur e gjitha me 4517 diamante, të cilët kanë një vlerë prej 381.92 karatësh dhe ka një formë zemre.

Dizenjimi i çantës është bërë nga Robert Mouauard dhe për shkak të vlerës ajo ka hyrë në rekordin Gines.

Mouauard mbahet mend edhe për krijimin e të brendshme të femrave me diamante, të cilat kishin një vlerë prej 11 milionë dollarësh.

Prezantimi i çantës është zgjedhur të bëhet në Katar, në ceremoninë ku do të paraqiten objektet dhe bizhutë më luksoze. Shpresohet që blerësi i saj të jetë ndonjë sheik arab.

a.k/NOA

KOMENTE