Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BBC mbyll shërbimin në shqip, komentet e dëgjuesve
English

BBC mbyll shërbimin në shqip, komentet e dëgjuesve

BBC në shqip të hënën më 28 shkurt 2011 ndërpreu transmetimet e saj për dëgjuesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetkë, 18 vjet pas rifillimit të transmetimeve radiofonike. Programi dyorësh solli në rikujtesë të dëgjuesve një restrospektivë të ngjarjeve nga rajoni e bota që u dhanë vulë rreth dy dekadave të kaluara.

Gjatë viteve që nga 28 shkurti 1993 BBC-ja është munduar të jetë një burim i besueshëm, i paanshëm, i saktë informacioni.

BBC në shqip rifilloi të transmetonte kur në Shqipëri po hidhte rrënjë sistemi shumëpartiak, kur në Kosovë po shtohej shtypja e regjimit serb të Milosheviqit.

BBC ka qenë dëshmitare e shumë ngjarjeve të rëndësishme për shqiptarët në këto vite, ngritja e demokracisë, trazirat sociale në vitin 1997 në Shqipëri, bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1998-1999, arritja e ëndrës së Kosovës për pavarësi në vitin 2008, konflikti i armatosur në Maqedoni në vitin 2001.

Deklarata zyrtare

BBC mbyll pesë shërbime

Shërbimi Botëror i BBC-së ka njoftuar se do të mbyllë shërbimet në pesë gjuhë - maqedonisht, portugalisht për Afrikën, serbisht, dhe shqip; si edhe shërbimin në anglisht për rajonin e Karaibeve.

Kjo është pjesë e reagimit të tij ndaj shkurtimit në financimin e tij në formë Granti nga Ministria e Jashtme (Foreign & Commonwealth Office) e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky shkurtim është pjesë e një ristrukturimi të Shërbimit Botëror të BBC-së për të plotësuar objektivin prej 16 përqind në kursime që u njoftua gjatë Rishikimit të Shpenzimeve nga qeveria më 20 tetor të vitit të shkuar.

Drejtori i Lajmeve Globale të BBC-së Peter Horrocks tha: "Këto mbyllje nuk janë pasqyrim i punës së shërbimeve apo programeve individuale. Ato janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për audiencat e tyre dhe për BBC-në.

"Kjo ndodh thjesht sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin nga Granti për Shërbimin Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne duhet të përqëndrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikimin më të madh."

Të mërkurën Shërbimi Botëror njoftoi se rreth 650 punonjës të tij - një e katërta e stafit - do të humasë vendet e punës, shumica në vitin e parë, pjesa tjetër në vitet pasardhëse.

Lexoni më poshtë disa nga komentet e lexuesve

Komentet tuaja

BBC në shqip ka qenë për mua burimi më i besueshëm për ato që kanë ndodhur në Shqipëri. Kam qenë dëgjues i rregullt në radio dhe internet që nga ditët e para të transmetimit. Në përgjithësi mendoj se i ka dhënë demokracisë dhe informimit në Shqipëri një ndihmesë domethënëse. Meqe jetoj në Britani i kuptoj problemet financiare që kan çuar në këtë vendim por shpresoj që shërbimi në internet të vazhdojë.

A. Gjika, Gloucester, Britani e Madhe

Një lajm aspak i këndshëm, por që duhet mirëkuptuar. Unë shpreh falenderimet më të thella popullit dhe Qeverisë së Britanisë së Madhe për kontributin që kanë dhënë përmes financimit të një projekti të tillë! Unë besoj se ia ka vlejtur shumë dhe sukseset janë të shumta! Patjetër që ky medium do të mungojë shumë! Falem nderit BBC! Falem nderit Britani! Jeton Demi, Prishtinë

Me të vërtetë më vjen shumë keq për këtë lajm. Tani dihet që është biznes por nji që e tillë duhet të ndihmohet edhe nga Tirana për ta mbajtur gjuhën shqipe në BBC. Luan Hoxhaj, Pragë, Republika Çeke

Mbyllja e BBC-së do të krijojë pa dyshim një boshllëk të madh në skenën mediatike shqiptare. Jo se s'ka media të tjera, por sepse është e vetmja që s'i shkeli asnjëherë standardet dhe se në periudhën më të errët mediatike të Shqipërisë të viteve 90 tregoi se si bëhet gazetari. Anila, Tiranë

Na vjen shumë keq që po na e mbyllni BBC-në. Na vjen shumë keq që më nuk do ta kemi programin Zigzag të cilin e kam dëgjuar rregullisht. E dëgjova bacën Adem mbrëmë. Faleminderit atij dhe gazetarit Seladin Xhezairi Krenar Qerimi, Prishtinë

BBC ishte një zë në morinë e medias shqip, por fatkeqësisht nuk ishte një zë ndryshe. Sidomos për shume nga ngjarjet që kanë shënuar 20 vitet e tranzicionit të dhimbshëm shqiptar në tërësinë e tyre lajmet e BBC-së nuk kanë qenë aspak asnjëanëse. Ka sunduar përgjithësisht një frymë pro-socialiste. Me kujtohet kur kam qenë gazetar në Shqipëri se si ja hodha paq nga një grup hajdutësh vetëm pse u thashë se punoj për BBC-në. Në të vërtetë punova disa vite me vonë si stringer i BBC-së, por asnjëherë nuk më pati dhënë kënaqësinë që me jepte të shkruarit në median e pavarur. BBC, por seksioni shqip, është në vendet e para në industrinë e informacionit në botë dhe unë e ndjek gjithmonë me kënaqësi. Ne komentin tim nuk dua të përfshij gazetarët që vërtet i kanë shërbyer lajmit si i tillë, por atë pjesë të politizuar që s'kanë asgjë të përbashkët me këtë zanat. Ndriçim, Montreal, Kanada

Në fakt BBC-ja, ka qenë radio e qytetit tonë, sepse e kemi ndjekur shumë, dhe i ka kushtuar vemendje Kukësit. Mbyllja është lajmi më i keq që ka dhënë BBC-ja dhe fatkeqësisht për vete. Profesionistë të tillë rrallë gjenden. Urime gjithë stafit për atë që na kanë dhënë dhe çdo të mirë për ta. Sula, Kukës

Do të na mungojnë zerat fantastike që keni pasur. Zerat e Nitajt, Gurit, Manajt, Furxhiut dhe gjithë të tjerëve. Do t'na marr malli. Ju lumtë për punën që keni bërë. Paçi fat. Xani, Prishtinë

Më vjen keq për kolegët e mi të mrekullueshëm dhe për punën e madhe që kanë bërë në BBC në Shqip. Megjithatë, mendoj se është e domosdoshme të ekzistojë një staf për këtë gjuhe brenda seksionit shqip. Për mua personalisht, do të ishte me shume vend, që të bëhej shkurtim i stafit duke mbajtur në redaksi një numur më të vogël punonjësish dhe korrespondentësh. Kështu që puna do të vazhdojë sërisht shumë mirë siç ka qenë. Thjesht, një shkurtim i vendeve dhe qendrimi në redaksi i disa gazetarëve që janë më të aftë dhe që dinë të punojnë vërtet. Megjithatë, ju uroj çdo të mirë dhe sërisht keni për të gjetur vendin që meritoni. Askush nuk ju zëvendëson. Urime nga Kina. Edison Myrteza, Pekin

Me keqardhje e lexoj këtë lajm. Nuk e kam të qartë përse nuk do ket më transmetim në gjuhën shqipe? Në fakt kam qen degjuesja e rregullt e këtij burimit sa isha në Kosov, tani me duket se duhet të dëgjoj në gjuh të tjera. Linda Mullaliu, Valencia, Spanjë

BBC ka qenë një prej burimeve të sakta dhe të besueshme të informimit, të cilën e kam dëgjuar rregullisht përmes radios lokale, radio Premiera në Kamenicë. BBC vërtetë në shqip, do t'i mungojë shumë informimit të shpejtë, të saktë dhe të besueshëm. Endi Haxhiu, Kamenice, Kosovë

Keni qenë shumë të mirë dhe të dobishëm bash në kohën kur kemi pas shumë nevojë për një shërbim sikur BBC. Ju falemnderit. Agron Kelmendi, Trento, Itali

Ka dhënë një kontribut informues para edhe gjatë luftës në Kosovo dhe ka qenë i mrekullueshëm. E tash nuk është edhe shumë interesant sepse sipas mendimit kemi aq shum tv edhe nuk mund të përcaktohemi se qka të shiqojmë. Po flm për kontributin tuaj që dhatë gjatë tërë kohës kur Kosova kishte nevojë për ju. Muhamet Kashtanjeva Kontanz, Gjermani

Kam qen lexues dhe dëgjues i rregullt i BBC shqip. Nuk po ju kuptoj pse po e bëni ket. Por një send po e di se në shpirtin tim do të jet një vrim e madhe se kam humbur një informator të lajmeve në gjuhën shqipe. Andaj me keq ardhje po ju them se nuk pajtohem me ket lajm nga ju, njëkohësisht ju përshendet dhe ju falennderohem për të gjith qka keni bër deri sod. Me një fjal Zoti ju bekoft për punën e juaj. Respekt nga dëgjuesi shum vjeqar nga Franca. Xhemajl Idrizi, Mainvilliers, Francë

Më vjen shumë keq që BBC në shqip do të mbyllet. Një "zë i lirë" më pak në mediat shqiptare. Më vjen dhe keq për punonjësit shqiptarë, që tani mbeten pa punë. Ju uroj të gjithëve fat dhe sukses në gjetjen e një pune të re! A. P. Gjermani

Plotësisht pajtohem me Ministrinë e Jashtme se nuk ja vlen te merren me Ballkanin Perëndimor se nuk ja vlen të merren me ta. Lutfi Syla, Londër, Britani e Madhe

Jam një dëgjuese e rregullt e radio BBC. Lajmet & programet tuaja janë të paanshme, një nga elementet më të rëndësishme në etikën profesionale të gazetarisë. Kjo është një nga arsyet qe BBC vazhdon të mbetet stacion elitar. Albana Kadria, Krumë, Shqipëri

Kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur. BBC na ishte bërë për shumë vite si shtojca e Zërit të Popullit. Anonim

Shërbimi Shqip i BBC nuk ka qenë asnjëanës. Krejt ndryshe nga BBC në anglisht, BBC në shqip ka qenë shtojcë e propagandës komuninste. Më bëhet qejfi që shërbimi mbyllet. Jo para të takspaguesve për ekstremistët a majtë!! I totally agree with decision for closing the branch of BBC in Albanian! Quite unlike the BBC in English BBC in Albanian has been biased after 1990 supporting ex-communist. The service has been hijacked by Albanian "Sigurimi". Genc, Kanada

Përshëndetje, BBC. A do te myllet edhe web-faqeja e BBC në shqip? Unë, mendoj se edhe pse Kosova është e varfër kish me qenë mirë me i bërë kërkesë qeverisë të Kosovës me financu programin e BBC në shqip. Kosova ka nevojë me pas media edhe jasht Kosovës. Kaloni mirë. Nebi Shala, Prishtinë

BBC ka qenë, është e do të jetë më e mira dhe me keqardhje mësoj që do të mbyllë shërbimin në shqip. Unë do të vazhdoj të ndjek BBC-në në anglisht si të vetmin burim të vërtetë informacioni. Faleminderit BBC-së për sa ka bërë e bën për emancipimin e mendimit tonë. Kastriot Haxhiaj, Ankara, Turqi

Pa informacione britanike, bota do të jetë në problem të madh.WITHOUT BRITISH INFORMATION,THE WORLD WILL HAVE A BIG TROUBLE. Anonim

Sipas mendimit tim BBC-ja nuk është duke vepruar mirë! Flamur Bublica, Lipjan

Shumë, shumë keq. Është i vetmi kanal që na pasqyron të vërtetën dhe me objektivitet për gjerat që ndodhin rreth vendit tonë dhe në botë. Sidomos emisioni i orës 5 mbasdite kur ne kthehemi nga puna. Mjerë ne tu nënshtrohemi kanaleve shqiptare ku zërin më shumë e ngrenë ata analistë që po bëjnë biznes duke çoroditur popullin me lajme nga më të çuditshmet. Mbyllja e BBC është dhe një lajm i mirë për këta operatorë që tani do livadhisen pa një konkurencë. Hektor Brahimi, Lazarat-Gjirokastër

Të dyja argumentat e parashtruara deri tani për mbylljen e 5 programeve të gjuhëve të huaja: nevoja për kursim dhe për ristrukturim të organizimit të BBC-së si stacion global në kushtet e globalizimit janë thjesht vetëkontradiktues, e për këtë arsye thjesht vetëjustifikime pa kurrfarë baze. Së pari kursimet e arritura në këtë mënyrë janë qesharake, sidomos në krahasim me humbjet, sepse viktima të kursimeve janë jo vetëm dëgjuesit e zonave të prekura, por dhe BBC vetë dhe gazetaria e pavarur. Në konkurencën për rritje të zonave të influencave, nuk do të jetë çudi, që ky boshllëk i krijuar nga BBC të zihet në të ardhmen e shpejtë nga radio boterore të ekonomive në rritje, si ajo kineze, braziliane, indiane apo dhe ruse. Se ç'ndikim do të mund të kishte ky zhvillim në traditat e brishta të gazetarisë së lirë në zonat e prekura, mbetet të vlerësohet. Së dyti, teza që globalizimi prëkundër pohimeve të bëra fillimisht nuk minimizon rëndësinë e zonave e lokaleve të ndryshme, siç pretendojnë drejtuesit e BBC-së për të justifikuar shkurtimet e bëra, por këto përkundrazi në rezistencë kundër globalizimit jane bërë gjithnjë e më të rëndësishme është tashmë e padiskutueshme në sociologjinë moderne. Prandaj dhe epoka e globalizimit karakterizohet në fund të fundit nga dy tipare kontradiktore, rritja e karakterit global dhe lokal të jetës sociale në përgjithësi, e në këtë kuadër, dhe të mediave. Si konkluzion mbetet përshtypja, se shkurtimet duhen kuptuar më shumë si një eksperiment ad hoc i bërë, për t'ju përshtatur formave të reja të mediave, si Internet, dhe mundësive të ndryshme të lidhjes me to. Por the presupozimi, se në këto kushte, rëndësia e radios minimizohet, është i gabuar. Media në epokën globale karakterizohet nga shumëllojshmëria e formave të saj, ku asnjë nuk zëvendëson tjetrën, por këto ekzistojnë pranë njëra-tjetrës, për të mundësuar në këtë mënyrë një informacion më të plotë. Starikow, Gjermani

Pse nuk do të ketë me hiq lajme në gjuhën shqipe, as korrespodenta nga Kosova e nga Shqipria? Albana Meha, Prishtinë

Më vjen keq që shërbimi Botëror i BBC-së do të mbyllë shërbimin për shqip. Shqiptarët e kanë pasur si frymëzim e shpresëdhënës për një të ardhme më të mirë çdo informacion që mernin nga BBC-ja gjatë kohës së diktaturës komuniste e të sotmes demokraci allakomunistësh. Mendoj se bixhozi bankaro-finaciar të marrë ndëshkimin që meriton e jo të kalohet duke sakrifikuar mjete që të frymëzojnë e të informojnë për mirësi. Me këtë panoramë shkurtimesh lind pyetja; po me financierët e manaxherët që sollën krizën financiare i janë dhënë drejtësisë për këto shkelje që vijnë në emër të babëzisë e pangopësisë për para? Me bixhozxhinj e rendës pas lekut të pamerikuar që vazhdojnë të diligjojnë në banka e financa vështirë se rimëkëmbet ekonomia. Një shtëpi pa rregulla e përgjegjësi është si një, shtëpi pa tjegulla e familjarët në mëshirë të fatit. Turp, ortakeri apo miopi e papërgjegjshmëri politike, apo rendje pas lekut. Patriot Demokrati, Durrës

Këtë lajm e kam pranuar me keqardhje dhe neveri. Thjesht kam qenë i shokuar. Ne shqiptarët jemi me anglofilë se gjithkush tjetër në Europë dhe mendoj se të fundit e kemi merituar këtë. Derisa në një anë ky vendim arbitrar arsyetohet me shpenzime në anën tjetër nuk hezitohet te ngritet paga e nje palaçoje si tipi i JEREMY CLARKSON nga emisioni papërmbajtësor Top Gear. Lulzim Behluli, Preshevë, Serbi

BBC ka plan-programin e vet dhe me siguri do të vendosë atë që don. Do të kisha lutur udhëheqësinë e BBC që të na japë shans edhe për disa vite neve shqiptarëve të Ballkanit që ta na lejojë të kemi programe në shqip sepse siç dihet në Ballkan me më shumë probleme ballafaqohet kombi shqiptar. Shqiptarët kudo në botë me lajme më të sakta dhe më korekte informohen nëprëmjet BBC-së shqip. Edhe njiher lus udhëheqësinë e BBC të mendoje mirë dhe për këtë vendim ku presim nji përgjigje pozitive. Rexhep Abazi, Melbourne, Australi

Ndjej keqardhje që programi shqip i BBC-së do të mbyllet . BBC-në në shqip e kam degju vazhdimisht. Në vitet 90 ishte ndër të paktat media të sakta që na jepte informacione të paanshme në Shqipëri. Për mendimin tim mbyllja e programit të BBC në shqip do të krijojë një boshllëk në fushën e informimit mbarë shqiptare. Gjithsesi i jam mirënjohës BBC-së dhe në veçanti sektorit shqip të saj për atë që kanë bërë deri me sot . Ju uroj suksese dhe gjithë të mirat! Gjon Kulla, Burnaby, Kanada

Jeni shum të mir në infomacionin televiziv. Na keni kënaqur me të rejat që shohim nga ju. Jani Ndoj, Lerapetra, Greqi

Nuk është çudi që BBC-ja zgjedh të mbyllë transmetimet e BBC-së në shqip. Etiketimi dhe stereotipizimi i "shqiptarëve kriminelë" është provë e mjaftueshme e asaj që mendon media britanike për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. (It is no surprise that the BBC would choose to end the the broadcasting of the BBC Albanian. The Labelling and Stereotyping of "Criminal Albanians" is evidence enough of what the British Media think of Albania and its citizens.) Robert Prezi, Bristol

Unë e dëgjoj dhe e lexoj BBC-në dhe për fat të keq më duhet ta shkruaj këtë në anglisht meqë BBC-ja nuk ofron shqip më. (Nuk ka kush ta përkthejë për drejtuesit anglishtfolës). Unë isha krenar dhe kisha një ndjenjë pranimi ndërsa lexoja BBC-në krahasur me pjesën tjetër të agjencive të lajmeve. Ka një farë ndjenje besnikërie që krijon për një agjenci lajmesh që vendos lidhje me klientin dhe gjëja më e mirë që bëri BBC-ja ishte të ofronte lajme në gjuhën time. BBC-ja është një agjenci e pavarur lajmesh tek e cila mund të kisha besim meqë besoja se ajo nuk ishte e ndikuar nga ndonjë parti politike. Jam tepër i zhgënjyer që BBC-ja në shqip ishte një nga gjuhët që duhej mbyllur meqë Shqipëria është në mesin e ngjarjeve të rëndësishme që po ndodhin në atë rajon që mund të ndikojnë në pjesën tjetër të botës. Në kohë si e tashmja kur Kosova ende nuk njihet nga OKB-ja e BE-ja, Maqedonia që shkel ligjet e të drejtave të njeriut dhe diskriminon shqiptarët, vetë Shqipëria në krizë politike. Ballkani është një pikë e nxehtë për lajme dhe njerëzit kanë nevojë të informohen mirë që të marrin vendime më të mira. Dhe kjo është koha kur BBC-ja tërhiqet dhe i lë dëgjuesit e saj në shurdhësi. Unë po shkruaj dhe shpresoj se kjo do të shkojë tek njerëzit e duhur dhe ta rishqyrtojnë vendimin për të mos ofruar shqip. (I listen and read BBC and unfortunately I have to write this in English since BBC doesn't offer Albanian any more. (No one to translate it to the English speaking management) I was proud and felt a sense of acceptance while reading BBC compared to the rest of the news agencies. There is a certain feeling of loyalty that you build for a news agency that relates to the costumer and the best way that BBC did it was offering the news in my own language. BBC is an independent news agency that I could trust since I believed that it was not influenced by any political party. I am extremely disappointed that Albanian was one of the languages that needed to be cut since Albania is in the middle of such important events happening in that region that can effect the rest of the world. At times like right now where we have Kosovo still not recognized by UN and EU, and Macedonia braking human right laws and discriminating Albanians, Albania itself in political crisis. The Balkans! is a hot spot for news and people need to be well informed so that they can make better decisions, this is the time where BBC backs out and leaves their listeners in silence. I am writing and hoping this will get to the right people and reconsider the decision of not offering Albanian. Best Regards Beniamir Shehu) Beniamir Shehu, Connecticut, SHBA

Njoftim i trishtuar. E kemi ndjekur BBC edhe në kohët kur të fusnin në burg për një gjë të tillë në Shqiperi dhe ka qenë një nga burimet më të besueshme të informacionit. Faleminderit BBC ne Shqip!! And good luck! Haki Shpata, Çicago, SHBA

Konsideroj se opinionit shqiptar, me rastin e mbilljes si sesionit ni gjuhin shqipe, do ti mbyllet dritarja kryesore dhe më e besueshme e informimit për ndodhit në mbarë botën. Anonim

Ju lutemi shumë mos e mbyllni se janë të vetmet që na kanë ngelur dhe nuk e dimë se si do të bëjmë pa lajme. Ali, Tiranë

Do të mbyllet si BBC përfundimisht ... ? Ilir

Me keqardhje e morëm lajmin se këtë fund muaj do të ndërpritet transmetimi në gjuhën shqipe. Sa është e dhimbshme dhe nostalgjike, në të njëjtën kohë është shpresëdhënëse duke pasur parasysh se BBC mundëson transmetimin në gjuhen e atyre kombeve dhe popujve që ndodhen në kriza. Tash e dimë se Shqiptarët më në fund u faktorizuan dhe jemi duke ecur me këmbët tona të sigurt drejt një të ardhme euroatlantike. Ju faleminderit për përkrahjen e dhënë gjatë këtyre viteve, zoti e bekoftë Mbreterinë e Bashkuar. Ju jemi borxhlinj përgjithmonë. Albin Ismaili, Prishtinë

Me vjen shumë keq dhe nuk kuptoj arsyen e këtij ndryshimi. Shpresoj që arsyeja të jetë e shumta ekonomike. Sidoqoftë i uroj fat dhe suksese stafit të seksionit në shqip. Aleks Duraku, Bologna, Itali

Ndjej keqardhje t madhe për mbylljen e BBC-s, personalisht mendoj se skenës mediale shqiptare ende do ti duhej një medium si BBC-ja, respekt pë punën e madhe që keni kryer gjatë gjithë këtyre viteve, përshndetje të sinqerta për tërë stafin e BBC në Shqip. Blerim Batatina, Prishtinë

Njëherit ju përshndes gjidhë stafin që keni trasmetuar lajme nga më të ndryshme, gjatë këtij shërbimi medoj se keni kryer detyren e ndaj e popujve që ndërshekuj kanë qenë rob te diktaturave,ndër më të egrat që ka pasur Ballkani, dhe dashtë zoti që këto regjime, përfudimisht të kenë fatin e qëndrimit nëpër arkivat shtetërore, si që ishte periudha e bizantëve, një histori e herët, por e ky shërbim tani dhe po të mbyllet, personalisht medoj se e ka kryer misionin informativ në mënyrë shumë profesionale për ne shqiptarët e Kosovës ka qenë një shpresë mediale kur shpesh shtrohej pyetja se çfarë do të agojë mëngjezi i Ardhshëm, prandaj ne shqiptarëve kudo që gjendemi na mbetet që të jemi jo vetëm shumë mirënjohës këtij programi të mrekullueshëm dhe shumë shëbyes për tërë rajonin jugo lindor të Ballkanit që në të gjitha periudhat ka qenë dhe do të mbetet një shpirt i trazuar, i një naconalizmi të paciptë, tejet denigrues. Na mbetet tu falenderoj për sukseset e arritura, pr shërbimet e bëra edhe në këto shkretina ballkanike të ndrydhura nëpër vite nga kategori politikash të sëmura. Vendimi i marë për mbylljen e këtij programi mendoj se mund të jetë edhe i arsyeshëm sepse tani kanë vërshyer programe mediatike shqiptare. Por ju gjatë këtij shërbimi 18 vjeçar të pazevendësueshëm. Do të ndjejmë keqardhje për mbylljen tuaj. Kushtrim Maloku, Prizren

BBC në shqip mjerisht nuk mundi të luajë rolin që ne shqiptarët pritëm kur u hap në vitin 1992. Kjo radio mbeti zëdhënëse e zellshme e qarqeve majtiste regresive në Shqipëri. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë rolin zjarrvënës të BBC në shqip në ngjarjet e vitit 1997, ku më së paku ishte shumë larg të së vërtetës që pretendon ta mbroje me fanatizëm. Milaim Nela, Chichister, Britani e Madhe

Me të vërtetë më vjen keq që BBC e mori këtë mendim. Po juve si staff ju uroj fat, mbarësi dhe lumturi në jetën tuaj. Bashkim Krasniqi, Londër

KOMENTE