English

Klinton: SHBA s’do ndërhyjë me anije ushtarake në Libi

Gjenevë, 28 shkurt 2011, NOA – “Në Libi nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake ku të përfshihen anijet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Këtë deklaratë e bëri Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton, në Gjendevë.

Duke folur në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, kryediplomatja amerikane Klinton saktësoi se në kufirin e Libisë mes Tunizisë dhe Egjiptit do të dërgohen dy skuadra humanitare.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton deklaroi se koloneli libian Muammar Gheddafi duhet të largohet pa vonesë nga pushteti, pasi ai ka vrarë popullin e vet.

Ndërkohë njëri prej zëdhënësve të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, David Lapan, njoftoi se SHBA-të janë duke i ripozicionuar forcat e tyre të armatosura, ato lundruese dhe ajrore përqark hapësirës së Libisë.

mit/NOA

KOMENTE