Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosje me armë në kryeqytet, në gjendje kritike 30-vjeçari
English

Plagosje me armë në kryeqytet, në gjendje kritike 30-vjeçari

Tiranë, 28 shkurt 2011, NOA – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta në Tiranë pas një sherri mes tre të rinjve.

Në shënjestër të goditjes me armë ishte 30-vjeçari Ndriçim (Shkëlqim) Hasa, i cili është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ylber Bylykbashi” e cila ndodhet pranë komisariatit nr. 2 të policisë së kryeqytetit.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas të dhënave autorët e plagosjes së Hasës janë dy persona, të cilët sipas banorëve të zonës janë larguar menjëherë nga vendngjarja pasi qëlluan mbi 33-vjeçarin.

Sipas policisë dy autorët e dyshuar u larguan me një makinë Benz.

Ende nuk dihen motivet e plagosjes së 33-vjeçarit Hasa, i cili banonte pikërisht në rrugën ku dhe ndodhi plagosja e tij me armë.

Tashmë është ngritur grupi hetimor, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorëve të plagosjes së 4Hasës.

mit/NOA

KOMENTE