English

Samsung I9003 Galaxy SL shfaqet për publikun

SHBA, 28 Shkurt NOA - Samsung I9003 Galaxy SL ka bërë shfaqjen e tij të parë gjatë këtyre orëve të fundit në një sit tepër të rëndëishëm shitjesh, në Gjermani. Bëhet fjalë për një smartphone me sistem operativ Android, për të cilin lajmi është bërë i ditur që në fillim të këtij muaji. Siç sugjeron vetë emri i tij bëhet fjalë për një version Samsung GT-i9000 Galaxy S, i cili flet për praninë e një ekrani me display të teknologjisë Super Clear LCD. Ashtu si modeli i tij paraardhës dhe Samsung Galaxy SL është i pajisur me një procesor 1 GHz edhe kamerë të pasme 5.0 megapixel. Në Gjermani për momentin ky celular shitet për një çmim të vlefshëm me 424 euro.

r.b/NOA

KOMENTE