Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet me gjysmë kg kokainë dhe arsenal armësh
English

Kapet me gjysmë kg kokainë dhe arsenal armësh

Viçensa, 1 mars 2011, NOA - Një shqiptar dhe një rumun është arrestuar nga policia italiane për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. I riu nga Shqipëria është arrestuar pas kontrollit të makinës së tij, ku ju gjete një gjysmë kile kokainë. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se emri i shqiptarit të arrestuar është Erion Çela, 26 vjeç që ju shihni në foto. Arrestimi tij është bërë në Viçensa.

Veç trafikut të drogës për Çelën rëndon dhe akuza e armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë, i riu shqiptar ka reaguar me nervozizëm gjatë ndalimit nga ana e policisë dhe kjo gjë ka rritur dhe dyshimet e tyre për sendet që mund të ndodheshin në makinë.

Më pas ai është përpjekur të largohej me vrap duke parë se në postbllok ishin vetëm dy agjentë. Por është bllokuar menjëherë nga policia. Në makinë u gjetën 520 gramë kokainë. Ndërsa një arsenal armësh u gjet në banesën ku jetonin dy të rinjtë.

Sipas policisë Çela dhe rumuni Alin Nicolare Gherghina kishin në banesën e tyre a një pistoletë gjysmë automatike, një një automatik “Skorpions”, një thikë, një pistoletë me ajër me presion, e cila konsiderohet armë e rrezikshme, një levë dhe një bombol me gazë.

Pjesë e arsenalit ka qenë dhe një pajisje elektrike e cila mund të shkarkojë deri në 15 mijë voltë dhe përdoret për paralizimin e personave.

Sipas policisë kjo armë është vdekjeprurëse, në rastet kur përdoret mbi persona që kanë probleme kardiovaskulare.

Ndalimi i shqiptarit dhe rumunit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën e Viçencës ne vendin e quajtur “Rruga e Paqes”. Policia ka dyshuar për “BMV-në Seria 3” luksoze dhe ka kërkuar kontrollin e saj.

Shqiptari Çela, pas verifikimeve të policisë ka rezultuar një person me precedentë

Ndaj tij ka pasur denoncime për dhunë në Viçenza dhe në Pulia. Më parë ka qenë në i arrestuar për përdorim droge. Ndërkohë që rumuni Alin Nicolare Gherghina, 25 vjeç nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal.

a.k/NOA

KOMENTE