Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KMDLNj: Feith bëri presion mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës
English

KMDLNj: Feith bëri presion mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Prishtinë, 1 mars 2011, NOA – Kur në Kosovë kërkohet nga vetë ndërkombëtarët sundimi i shtetit ligjor dhe pavarësia e gjyqësorit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë shprehu shqetësimin për tendencën për të bërë presion mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, të cilës tashmë i kërkohet të gjykojë edhe nëse Presidenti i ri i Kosovës Behgjet Pacolli ka shkelur apo jo Kushtetutën që në momentet e para të betimit të tij si President, kur sipas medieve akuzohet se pas betimit është parë me dorën ngritur gjatë votimit të kabinetit qeveritar “Thaçi 2”.

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare të cilat kërkojnë pavarësinë e gjyqësorit KMDLNj nënvizon në një deklaratë se janë vetë ndërkombëtarët që po bëjnë presion mbi këtë institucion kushtetues.

“Një tendencë e tillë posaçërisht vërehet në prononcimet publike të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KMDLNj i kundërvihet kështu prononcimit më të fundit të përfaqësuesit të BE-së në Kosovë Piter Feith.

Feith ka deklaruar se “Konsideroj se nuk ka patur shkelje të Kushtetutës së Kosovës gjatë zgjedhjes së Presidentit...”apo “jo absolutisht nuk është shkelur Kushtetuta”.

Duke iu referuar kësaj deklarate KMDLNj shprehet se ky është presion i drejtpërdrejtë mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe paragjykim i vendimit, që duhet të marrë Gjykata Kushtetuese.

Sipas KMDLNj deklarata e Feith bie ndesh me pozicionin e tij si shef i zyrës së ICO-s dhe përfaqësues i BE-së për Kosovën.

KMDLNj konstaton se duke u deklaruar publikisht në këtë çështje mjaft të ndjeshme tentohet të bëhet presion mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

mit/NOA

KOMENTE