Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Limitet tona ekonomike
English

Limitet tona ekonomike

Ekonomia shqiptare nga pikëpamja e tregtisë dhe shkëmbimeve tregtare ekonomike me botën në raport me PBB-në, mbetet ende e limituar nga ekonomitë e vendeve të rajonit

Nga Ridvan Bode

Ministri i Financave në Komisionin e Ekonomisë për situatën çmimeve dhe TVSH –në e

Reforma e re në fushën e shërbimeve spitalore konsistonte në uljen e TVSH-së në shërbimin spitalor dhe shërbimet e tjera nga 20 % në 10 % e shoqëruar kjo dhe me një masë që konsistonte në vendosjen e TVSH-së 10 % mbi vlerën e barnave. Kjo masë është propaganduar, shpresohet dhe jam i sigurt se do të shërbejë për rregullimin e tregut, bërjen e tij më konkurrues për të mënjanuar çmimet shpesh abuzive që vendosen përmes hallkave rregullatore në tregun e ilaçeve.

Ndërkohë meqenëse ky debat lidhet me konjukturën e përgjithshme të tregjeve, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë tregjet rajonale, më lejoni që vetëm t’ju informoj me këto zhvillime.

Sigurisht që është misioni i Bankës së Shqipërisë që jo vetëm të mbikëqyrë konjukturën e çmimeve, është misioni kryesor i BSH-së për të krijuar politika të tilla që sigurojnë stabilitet të çmimeve, por do të dëshiroja thjesht që t’ju informoja se muajt e fundit ekonomia globale po jep shenja të qarta të ngritjes. Nuk ka shenjë më të sigurt të rimarrjes së ekonomisë globale se sa presioni inflacionit. Në muajt e fundit në tregjet globale dhe rajonale vërehet një rritje e shpejtë e çmimeve të lëndëve të para, çmimeve të ushqimeve dhe prodhimeve energjetike, sidomos karburanteve. Dhe kjo rritje është në logjikën tërësore të veprimit të reagjentëve ekonomikë dhe të konsumatorëve në treg në periudhat e rimarrjes ekonomike, në periudhën kur ekonomia fillon të ngrihet. Pra kemi të bëjmë me një lajm të mirë, lajm që konsiston në një shenjë të sigurt të shfaqur nga ekonomia globale se tashmë periudha e recensionit po mbetet mbrapa dhe kjo rritje ekonomike nuk është thjeshtë pjesë e deklaratave politike apo konsideratave të qendrave të ndryshme të opinioneve, por shenjë reale në treg. Presion inflacionist, një rritje çmimesh në fazën e parë si në çdo krizë. Në këtë kuadër edhe në rajonin tonë presionet e rritjes së çmimeve nga rimarrja ekonomike ka qenë evidente. Për muajin janar të vitit në vijim ka një inflacion mesatar në :

Ndërkohë që Mali i zi dhe Kroacia, edhe pse ndodhen ende në fazë recensioni, presioni inflacionist mbetet embrional. Siç shihet pra në zhvillimet e fundit dhe siç e dëgjuam në konkluzionet e BB-së, ekonomia shqiptare mbetet përsëri më pak e prekur nga presioni inflacionit, dhe kjo kufizohet nga dy faktorë :

Së pari me faktin që ne nuk patëm periudhë recesioni, nuk patëm rënie ekonomike, nuk patëm krizë që në periudhën e rimarrjes presioni inflacionist të ishte evident, dhe nuk është se Shqipëria nuk ndjen presionin inflacionit dhe të rimarrjes ekonomike, sipas historisë tonë ekonomike të viteve të fundit.

Së dyti me faktin që ekonomia shqiptare nga pikëpamja e tregtisë dhe shkëmbimeve tregtare ekonomike me botën në raport me PBB-në, mbetet ende e limituar nga ekonomitë e vendeve të rajonit.

Sidoqoftë, në këtë kuadër pra kemi të bëjmë me një siguri të plotë se presionet inflacioniste të ekonomisë globale në ekonominë shqiptare do të jenë të amortizuara. Fillimet janë të tilla dhe jemi të bindur që do të vijojë edhe në perspektivë, nëse dhe ekonomia do të vijojë trendin e saj normal.

Në këtë kuadër të rritjes së presioneve të çmimeve në ekonominë globale, edhe për atë që ju pyesni sot, për inflacionin në shëndetin publik demonstrohet një rritje çmimesh për muajin janar me rreth 7 %, pjesë e shportës, ndërkohë që shportë, kostoja e barmave në buxhetet familjare përbën rreth 4 %.

Atëherë : Pse kemi një rritje ? A ka rritje të çmimeve të ilaçeve ? Çfarë masash janë marrë nga qeveria për të mos u shkaktuar një shtrenjtim i kostos së jetesës së qytetarëve, pikërisht për shkak të elementeve apo reformave fiskale.

Që nga data 1 shkurt kur hyri në fuqi ligji dhe filloi zbatimi i tij, në mënyrë mediatike u prodhua një situatë ku çmimet u rritën menjëherë 10 %. Në fakt nuk ishte kjo e vërteta, sepse ne përdorëm një tjetër masë. Në zbatimin e ligjit, i gjithë prodhimi stok që i korrespondonte sasisë për rreth 3 muaj konsum të treg nuk aplikuam TVSH mbi to. Pra ju e dini që të gjithë ilaçet që ishin gjendje në farmaci dhe magazina kanë një çmim në paketën e tyre dhe ky çmim është edhe sot i njëjtë me kohën para vendosjes së TVSH-së. Pra vendosëm si qeveri që zbatimi i TVSH-së do të bëhej të gjithë ato barna që futen në tregun shqiptar pas datës 1 shkurt 2011. në këtë mënyrë pra ka një zbutje fillestare të këtyre masave.

Ndërkohë që nisur nga shqetësimet e ngritura në publik ne kemi ndërmarrë gjatë ditëve të para të shkurtit, kontrolle si më poshtë:

Tiranë: Jane verifikuar 63 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik; Durrës: Jane verifikuar 8 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik. Gjirokastër: Jane verifikuar 22 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik. Shkodër: Janë verifikuar 9 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik.Fier: Janë verifikuar 5 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik. Berat : Janë verifikuar 24 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik.Dibër: Janë verifikuar 5 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik.Korça: Janë verifikuar 4 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik.Elbasani: Janë verifikuar 4 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik. Vlora: Janë verifikuar 9 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik. Lezha: Janë verifikuar 8 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik. Saranda: Janë verifikuar 8 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik. Kukës: Janë verifikuar 6 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik.

NJTM: Janë verifikuar 40 tatim pagues që ushtrojnë tregtinë e artikujve farmaceutik, që janë objekt i Drejtorisë VIP. Pra janë kontrolluar gjithsej rreth 200 subjekte nëse ka aplikim abuziv të çmimeve në shitje dhe në të vërtetë nuk kishte. Në pullat e ilaçeve ekzistojnë ende çmimet pa TVSH dhe si të tilla nuk mund të ketë rritje të çmimeve. Me këtë rast i kujtoj çdo qytetari që të shohë përputhjen e çmimit që i jepet nga farmacisti me atë që është e shkruar në pullë.

Sigurisht që pas 1 shkurtit të gjitha injektimet e reja që do të bëhen në treg, mbartin 10 % rritje çmimi. Në bindjen tonë që nuk do të shkojmë në një rritje të çmimeve në treg për shkak të zbatimit të kësaj mase ne kemi marrë në konsideratë faktin që dhe analizat që kemi bërë në vite, që në vendosjen e çmimeve fundorë të ilaçeve në tregje ka një marzh që shkon deri në 54 % mbi çmimin e importit, pra është shumë e lartë. Së dyti në faktin që shpesh çmimet e importit dhe ilaçeve, vlera CIF e tyre është shumë më e rritur nga vlera CIF që tregtohet në vendet e tjera, ku kontrolli për shkak të politikave fiskale, vendosjes së taksave, ka qenë më i rreptë. Pra ne mendojë se pari që vlera CIF e ilaçeve në tregun tonë do të vijë duke rënë, për shkak të një kontrolli më të rreptë doganor dhe verifikimi të faturave në tregjet nga ku vijnë furnizimet, dhe së dyti për shkak të këtij marzhi prej 54 % që ekziston rritja e çmimit të justifikuar dhe të njohur sipas një vendimi të qeverisë në vitin 2005, në hallkat e brendshme të tregtimit. Nisur nga ky deformim i dukshëm, në vendosjen e çmimit të ilaçeve, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kemi ngritur grupe për të parë dhe një herë skemën e vendosjes së çmimeve fundorë në tregun tonë të barnave dhe për të propozuar përmirësimin e asaj skeme të vendosur në pranverë të vitit 2005.

Sigurisht që kjo skemë do të forcojë më tej konkurrueshmërinë në treg dhe do të mënjanojë vendosjet abuzive të kostove dhe marzheve në zinxhirin e shpërndarjes dhe tregtimit të ilaçeve tek konsumatori fundor.

Së dyti në kemi marrë masa që efektet fillestare që mund të vijnë dhe nuk kemi thënë kurrë që nuk do të ketë një presion fillestar, qoftë edhe psikologjik për të kërkuar rritjen e çmimeve në konsumatorë fundorë të mallrave që niset nga efektet psikologjike por edhe nga justifikimet të themi po ashtu ligjore në përpjekje për të kostuar cmime më të larta. Por ne mendojmë që për konsumatorin fundor, niveli i çmimit të barnave pas 3-4 muajsh do të vijë në rënie, megjithatë për të përballuar çdo efekt të mundshëm ne kemi marrë këto masa :

Së pari ne shtuam në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë , respektivisht në buxhetin e ISKSH-së 1 miliard lekë për të përballuar vlerën totale të kostos së pritshme, të mundshme të impaktit të rritjes së çmimeve të barnave nga zbatimi i TVSH-së, sikur të mos ekzistojnë faktorët e mësipërm. Kjo shumë është përtej politikave të reja që do ka planifikuar ministria e Shëndetësisë me një vlerë prej 800 milion lekë. Pra buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për ISKSH-në është shtuar me 1.8 miliard lekë për vitin 2011.

Pra bëhet fjalë për një rritje prej 10 – 10.5 % . Dhe kjo do të përdoret për të përballuar efektet e rritjes së mundshme të çmimeve për shkak të TVSH-së dhe politikave të reja që do ndërmerren nga Ministria e Shëndetësisë.

Në analizat tona të detajuara pas miratimit të buxhetit na rezulton se efekti i pritshëm i një rritje konstante apo transfuzimit total të zbatimit të taksës 10 % në çmimin e barnave, do të jetë jo më shumë se rreth 600 milion lekë. Për shkak edhe të stoqeve që kemi patur në momentin e zbatimit të ligjit, por edhe për shkaqet që përmenda pak më parë. Ndërkohë që 400 milion lekë janë në funksion të politikave të reja që do të ndërmarrë ISKSH-ja. Nga ana tjetër nga është prezantuar nga ana e ISKSH-së që impakti në spitale do të jetë rreth 300 milion lekë. Dhe ne kemi autorizuar që edhe këtë impakt ta përballojë ISKSH-ja. Por nga ana tjetër ju siguroj që spitale nuk do të ketë impakt, pasi ato nuk kryejnë shërbime me pagesë. E gjithë TVSH-ja e paguar në furnizim do të dalë me tepricë të kredituar për t’u rimbursuar nga administrata tatimore. Pra efekti fundor i ilaçeve të konsumuara në spitale është zero, pasi të gjitha shumat e paguara në hallkën e parë, spitalet kanë të drejtë t’i rimbursojnë në administratën tatimore. Sidoqoftë, ne kemi llogaritur efektin e plotë prej 800 milion lekësh sikur spitalet do të bëjnë shërbime me pagesë.

Gjithë zinxhiri shëndetësor që konsumon ilaçe, spitalet dhe klinikat, kanë një përfitim të dytë, sepse jo vetëm ulin me 10 % tatimet e paguara me parë, por do të mund të rimbursojnë edhe TVSH-në e kryer për aktivitete të tjera, pra jo vetëm për ilace dhe investime, por edhe për shpenzimet operacionale si energji elektrike, karburante, blerje të vogla, konsum ushqimor dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me funksionimin e këtyre klinikave. Pra efekti i kësaj mase në buxhetin e shtetit jua kemi thënë që në fillim se nuk do të jetë pozitiv. Pra nuk synojmë që përmes kësaj mase të marrim të ardhura shtesë në buxhet, pasi jemi të qartë dhe të bindur që kjo reformë do të ketë një kosto për buxhetin. Por ka qenë dhe është e domosdoshme për të vendosur në administrim të gjithë zinxhirin e importimit dhe tregtimit të barnave te qytetarët dhe gjithë pjesën tjetër të zinxhirit të shërbimeve spitalore apo shërbimeve të tjera mjekësore në të gjitha format.

Së fundmi ne kemi miratuar dhe jemi në moment zbatimi të deklaratës personale të të ardhurave të individëve, dhe siç e dini në të kemi futur se të gjitha shpenzimet për shërbime shëndetësore do të jenë shpenzime të zbritshme. Pra kur qytetarët të plotësojnë deklaratën e të ardhurave personale, në këtë deklaratë do të njihen si shpenzime të zbritshme 8532 lekë për individin, ndërsa për familjen deri në 32 000 lek. Sipas deklaratës së miratuar, sipas ligjit të miratuar në kuvend dhe sipas VKM-së fundit të miratuar në KM për shpenzimet e zbritshme në deklarimin e të ardhurave personale të individëve një herë në vit. Kjo është një masë shumë e rëndësishme për të rimbursuar jo vetëm TVSH-në në barna por të gjitha shpenzimet për shërbim shëndetësor barna dhe shërbime të tjera spitalore, që do të kryejnë individët të cilët janë të siguruar dhe që mbulohen nga skema e ISKSH-së dhe që do të jenë pjesë e deklarimit të të ardhurave në deklaratën vjetore personale.

Këto ishin pak a shumë masat e marra. Jemi dhe është shumë e rëndësishmë që të vijojmë analizën dhe rregullimin e gjithë zinxhirit të tregtimit dhe qarkullimit të barnave nga importi tek konsumatori fundor. Kjo do të dalë shumë shpejt nga grupi i përbashkët i Ministrisë së Financave, ISKSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për t’i dhënë zgjidhje dhe për të mënjanuar çdo abuzivitet që mund të ekzistojë për shkak të organizimeve të ndryshme të tregut të mbetura prej disa vitesh të përllogaritura.

KOMENTE