Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Suedi, mbahet Festivali i pestë i Folklorit Shqiptar
English

Suedi, mbahet Festivali i pestë i Folklorit Shqiptar

Malmë Suedi, 1 mars, NOA/ Ramadan Seitaj - Festivali i Folklorit Shqiptar, i pesti në radhë, që organizohet në Suedi, sivjet do të mbahet në Kristianstad, më 21 maj.

Kështu ka vendosur Këshilli Organizativ në mbledhjen e tij të fundit, ku mikpritëse e tij do të jetë Shoqata Kulturore Shqiptare “Ardhmëria”.

Paraqitja e ansambleve pjesëmarrëse do të bëhet deri më 30 prill, ndërsa organizatorët presin që në të do të marrin pjesë mëse 15 ansamble folklorike, grupe muzikore dhe talentë të tjerë nga shoqatat shqiptare që veprojnë anekënd Suedisë.

Risi e festivalit sivjet, do të jetë ecja me veshje kombëtare e të gjithë pjesëmarrësve nëpër qendrën e qytetit të Kristianstadit.

Kurse në orët e mbrëmjes do të mbahet manifestimi qendror, ku secili ansambël pjesëmarrës do të prezantohet me disa valle, kurse vetëm njëra prej pikave të zgjedhura, do të jetë konkurruese.

Qëllimi i këtij manifestimi kulturor, është masivizimi i amatorizmit në mesin e bashkëkombësve shqiptarë në Suedi dhe prezantimi i vlerave folklorike shqiptare para mërgimtarëve dhe publikut të gjerë suedez.

n.e/NOA

KOMENTE