English

Arrestohen në Morinë gjermani, mashtroi me 50 mijë euro

Morinë, 2 mars, NOA – Një shtetas gjerman është arrestuar sot nga Policia Shqiptare në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës. Wolfgang Manfred Schuster, 45 vjeç , lindur në Augsburg, Gjermani u ndalua në pikën doganore pasi prej kohësh kanë qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj shtetasit gjerman kishte një urdhër arrest nga organet austriake të drejtësisë. Ndaj tij, Gjykata St. Poelten, Austri, ka lëshuar një urdhër arresti më datë 15.02.2011, për kryerjen e veprës penale, "Mashtrim komercial”, vepër kjo e parashikuar nga nenet 133, 146, 147, 148 i Kodit Penal Austriak.

Sipas vendimit, ky person, gjatë periudhës vjeshtë 2008 - shtator 2009, ka kryer në Austri 9 vepra penale të mashtrimit me një dëm total prej 50.000 Eurosh.

a.k./NOA

KOMENTE