Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruevski: Ndryshime 8 ligjeve për reforma në administratë
English

Gruevski: Ndryshime 8 ligjeve për reforma në administratë

Shkup, 2 Mars 2011 - Kryeministri Nikolla Gruevski sot në konferencë për shtyp kumtoi se Qeveria ka marrë vendim për ndryshim dhe plotësim të tetë ligjeve që kanë të bëjnë me punën e administratës, ndërsa në drejtim të zbatimit të reformave në këtë sektor.

Në gjashtë muajt e ardhshëm do të ndryshohen edhe dhjetëra ligje të tjera materiale.

"Me zbatimin e këtyre masave dhe miratimin e ligjeve presim që ky vit të jetë vit i reformave të mëdha dhe serioze në administratë", tha ai duke theksuar se pret që efektet e para qytetarët t'i ndjejnë nga fundi i këtij viti dhe fillimi i vitit të ardhshëm.

Qeveria, thotë Gruevski, është e hapur për sugjerime në lidhje me masat e ndërmarra për reforma në administratë.

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve që do të parashtrohen shumë shpejt në Kuvend, të miratuara nga Qeveria në seancën e djeshme do të miratohen në dy faza, për çka, siç theksoi, do të lihet hapësirë për sugjerime shtesë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve MIA.

Dje në seancë gjithashtu është miratuar dispozita nga fillimi i muajit të ardhshëm në 20 institucione të fillojë të zbatohet projekti për menaxhim elektronik me dokumente.

"Nuk do të ketë lëndë të fshehura në sirtare", tha Gruevski. Të parat ku do të aplikohet kjo reformë janë ministritë dhe shërbimet për punë të përbashkëta.

Qytetarët për të gjitha reformat dhe për të drejtat e tyre që do të dalin prej tyre do të informohen përmes një fushatë publike.

KOMENTE