English

Kryeministri: Lejet e ndërtimit, të kalojnë nga Qendra e Licencimit

Tiranë, 2 mars, NOA Update – “Të shqyrtojmë praktikën për lejet e ndërtimit përmes Qendrës së Licencimit, është praktikë e njohur e 21 vendeve që i japin ato, përmes saj”.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e ka bërë me dije gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke paraqitur kështu idenë e një projekti për përfshirjen në të ardhmen të procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Qendra e Licencimit.

Më tej, ai ka pohuar se qeveria është duke punuar në maksimumin e saj edhe për të siguruar luftën ndaj informalitetit, duke e përcaktuar marrëdhënien e shtetit me biznesin, si mjaft të rëndësishme.

“Rregullat tani do të jenë të prera, nise aktivitetin pa leje, automatikisht do të ndodhë konfiskimi i çdo gjëje që ke aty dhe humbja e së drejtës për të ushtruar aktivitetin”, tha ai më pas.

n.e/NOA

Berisha: Eksportet e larta, flasin për reformat

Kryeministri: PS po ripërgatitet për grevë urie

Replika Berisha-Bode: Taksa për makinat e përdorura gabim, pengon tregun

[media width=600 height=440]

KOMENTE