English

Masat që Google ka marrë kundër Facebook

Uashington, 2 Mars 2011 - Kompania Google paralajmëroi se versioni i avancuar i sistemit të saj operativ "Android 2.3 G" do të pamundësojë sinkronizimin e informacioneve për kontaktet lidhur me rrjetet sociale si Facebook.

Masa e këtillë tani për tani ka të bëjë vetëm për "smartfonët" e paketës "Neksus" - C dhe One, por "Google" do të mundej më vonë ta zgjerojë në të gjitha aparatet nën sistemin e tij operativ "Android".

Mediat vlerësojnë se në këtë mënyrë "Google" i "hakmerret" "Facebook-ut", për atë se rrjeti social nuk lejoi ndërmarrjen e plotë të të dhënave.

Të dhënat e "Facebook-ut" shihen në telefonët e "mençur" me sistemin "Android", por nuk regjistrohen në aparat. /mia/

KOMENTE