English

Mbërrin përfaqësuesi i ri i BE

Shkup, 2 Mars 2011 - Përfaqësuesi i ri i Bashkimit Evropian në FYROM (Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë), Piter Sorensen, ka arritur në Shkup. Në këtë post, ai e zëvendëson Ervan Fueren, i cili e përfundoi mandatin e tij në Maqedoni.

Sorensen ishte diplomat në Kosovë dhe në Serbi dhe konsiderohet se është njohës i mirë i rrethanave në Ballkan. Maqedonia, gjatë mandatit të ambasadorit Ervan Fuere, nuk ia doli ta marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, por e realizoi çështjen e liberalizimit të vizave.

Fuere ka pasur raporte të ftohta me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, që e kishte akuzuar se anon për opozitën dhe i cili nuk kishte marrë pjesë në një pritje lamtumirës të Fueres.

KOMENTE