Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qefalia: Shkarkimi im politik, qeveria luftë njësive vendore
English

Qefalia: Shkarkimi im politik, qeveria luftë njësive vendore

Tiranë, 2 mars 2011, NOA/ Irma Toptani – Një ditë pas shkarkimit të tij nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda ligjore dhe fshehje të pasurisë për të cilat u padit nga ILDKP, ka reaguar pak më parë Kryetari i Komunës së Dajtit, Kujtim Qefalia, i cili e cilësoi vendimin e marrë nga qeveria si arbitrar dhe tërësisht politik. “Dëshiroj të theksoj se ky është një vendim kryekëput politik kundër zhvillimit dhe suksesit të arritur nën drejtimin tim dhe të stafit tim, në komunën e Dajtit. Rasti im është thjesht episodi më i fundit, dhe një nga më të turpshmit, i luftës që po u bën qeveria njësive vendore që nuk kontrollohen prej saj”, thekson në një deklaratë ish-Kryetari i Komunës Dajt.

Qefalia e konsideron vendimin arrogant dhe tërësisht të pabazë.

“Unë deklaroj se akuzat me të cilat Këshilli i Ministrave po përpiqet të justifikojë shkarkimin tim nuk qëndrojnë. Ato janë thjesht spekulime të pavërteta dhe unë disponoj të gjithë dokumentet ligjore që hedhin poshtë pretendimet e qeverisë. Banorët e Dajtit, por edhe mbarë shqiptarët, tanimë e kuptojnë fare mirë se e gjithë lufta politike e kësaj qeverie mbështetet vetëm mbi akuza të trilluara, shpifje e spekulime”, theksoi ish-kryekomunari i Dajtit.

Ish-Kryetari i Komunës Dajt, nënvizoi më tej se ai nuk ka asgjë për të fshehur dhe se do ta kontestojë vendimin e qeverisë duke e paditur këtë vendim tek organet e drejtësisë.

“Por ajo që dëshiroj të them edhe njëherë është se marrja e një vendimi të tillë politik, në prag të zgjedhjeve vendore, në një komunë ku falë punës së mirë që kemi bërë gëzojmë mbështetjen e padiskutueshme të popullit, është thellësisht e dyshimtë. Në çdo rast, në zgjedhjet vendore që po afrojnë qeveria do ta marrë përgjigjen për këtë vendim, nga vetë banorët e Komunës Dajt”, përfundoi deklaratën e tij ish-Kryetari i Komunës Dajt, Kujtim Qefalia duke siguruar se do të vazhdojë angazhimin e tij në komunën e Dajtit.

Kujtim Qefalia u shkarkua dje nga qeveria, pasi Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi penalisht atë dhe kryekomunarin e fshatit Gosë të kavajës sinan Shala për mosjustifikim të pasurisë në deklaratat e tyre.

Sipas ILDKP-së, Kujtim Qefalia, gjatë hetimit administrativ rezultoi se nuk kishte një burim të identifikueshëm për krijimin e pasurisë së krijuar ndër vite nga ana e subjektit, “Vllaznia” sh.p.k, në shumën 65.000.000 lekë, një arsye kjo që Qefalia të kallëzohej në prokurori.

ILDKP-ja paditi Kujtim Qefalinë e bashkë me të edhe kryetarin e Komunës Gosë Sinan Shala për mosdeklarim, fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive të tyre.

Bashkë me dy kryekomunarët ILDKP kallëzoi penalisht edhe përgjegjësin e Agjencisë Tatimore në Tepelenë Adrian Zhupa.

mit/NOA

LEXONI GJITHASHTU: Shkarkohen dy kryekomunarët për mosdeklarim pasurie

Kryetari i komunës Dajt zhytet në skandal financiar

KOMENTE