English

United dhe Real hedhin sytë nga Drogba

Angli, 2 Mars NOA - Edhe pse ka dhe një vit tjetër kontratë me Çelsin, Didier Drogba, në fund të sezonit do të largohet nga ky ekip. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Ancelottit, i cili aktualisht preferon Torres dhe Anelka dhe sipas “L'Equipe”, lojtari është aq i dëshpëruar sapo mendon të largohet. Drogba asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për tu rikthyer tek ekipi i Marsejës, madje i gatshëm dhe për të ulur pagën e tij. Megjithatë alternativat për të nuk mungojnë dhe janë shumë prestigjoze: në radhë, të para qëndrojnë Manchester United dhe Real Madrid, por nuk mund të përjashtohet dhe një mundësi për të ardhmen e tij në Amerikë.

r.b/NOA

KOMENTE