English

Belgët blejnë Euromax që e kishin marrë serbët

Shumë shqiptarë janë zhgënjyer nga menaxhimi serb i rrjetit Euromax, për arsye se çmimet atje janë ngritur shpesh këto kohë që kur u ble prej tyre dhe për më tepër cilësia e produkteve ra. Shumë produkte shqiptare ose importe evropiane u zhdukën nga këto supermarkete dhe u zëvendësuan me produkte serbe dhe vendeve të tjera ish-jugosllave

English Version Below

Bruksel, Belgjikë, 3 Mar2011 NOA – Rrjeti i supermarketeve dhe ipermarketit Euromax në Shqipëri i blerë para disa kohësh nga kompania serbe Delta, i kalon si pronësi e plotë një kompanie belge.

Në këtë mënyrë, ka marrë fund pronësia e Serbisë mbi të vetmin rrjet supermarketesh krijuar në vendin tonë, deri para disa kohësh pronë e biznesmenit shqiptar Samir Mane.

Shumë shqiptarë janë zhgënjyer nga menaxhimi serb i rrjetit Euromax, për arsye se çmimet atje janë ngritur shpesh këto kohë që kur u ble prej tyre dhe për më tepër cilësia e produkteve ra. Shumë produkte shqiptare ose importe evropiane u zhdukën nga këto supermarkete dhe u zëvendësuan me produkte serbe dhe vendeve të tjera ish-jugosllave.

Lajmi konfirmohet në Bruksel. Delhaize Group (Euronext Brussels: DELB - NYSE DEG), shitësi ndërkombëtar Belg me pakicë në industrinë ushqimore, njoftoi sot se ka bërë një marrëveshje për të marrë nën pronësi 100% të kompanisë së shitjes me pakicë Delta Maxi Group, e cila operon në afërsisht 450 dyqane në pesë shtete të Europës Juglindore.

Marrja në pronësi e Delta Maxi Group, kombinuar edhe me ndërmarrjet ekzistuese në Greqi dhe Rumani, do ta bëjnë Delhaize Group një nga liderët e shitjes me pakicë në Europën Juglindore.

Ne presim që blerja, përfshirë kostot e transaksioneve, të sjellë menjëherë rritje të përfitimeve në vitin 2011, - tha kompania në njoftim zyrtar.

“Ne jemi shumë të emocionuar për këtë transaksion që mbështet në mënyrë të plotë shtimin e normës së rritjeve të shitjeve tona, që është një prioritet kyç në Strategjinë tonë të re. Delta Maxi Group është një shitës i fuqishëm me pakicë i ndërtuar në mënyrë dinamike në pesë shtete të Europës Juglindore, një rajon në të cilin Delhaize Group deri më tani ka qene i pranishëm me kompaninë Alfa Beta në Greqi dhe Mega Image në Rumani,”- komentoi Pierre Olivier Beckers, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Delhaize Group.

“Ne parashikojmë rritje të rëndësishme të të ardhurave dhe potencial bashkëpunimi nga integrimi i këtyre tregjeve të reja në biznesin tonë ekzistues Europian. Juglindja e Europës vazhdon të jetë një rajon shumë premtues në termat e rritjes ekonomike dhe e shpenzimeve të konsumatorëve, të cilat mbështesin që të dyja zhvillimin e tregtisë moderne me pakicë. Në vitin 2011, ne do të pozicionohemi mirë për të kapur këto mundësi rritjeje ndërkohë që ndërmarrjet tona në shtatë vendet e Europës Juglindore së bashku pritet të gjenerojnë përafërsisht 3.4 miliardë Euro të ardhura dhe të mbulojnë një rrjet me më shumë se 800 pika shitjeje. Ky transaksion është një hap i rëndësishëm në ribalancimin e portofolit tonë gjeografik midis ndërmarrjeve tona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Europës dhe atyre të Azisë.”

Kostas Macheras, zëvendës President Ekzekutiv i Delhaize Group dhe Drejtor Ekzekutiv i Europës Juglindore thotë: “Ne kemi shumë respekt për atë që ka arritur Delta Maxi Group gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Ne kemi veçanërisht përshtypje të mira për fuqinë e markave të Delta Maxi Group, me nivelin e ekzekutimit dhe risive në pikat e shitjeve, mbi gjerësinë e rrjetit të pikave të shitjeve dhe talentin e skuadrave të menaxherëve të Delta Maxi Group. Ne jemi të emocionuar që skuadra të forta menaxherësh dhe bashkëpunëtorësh do të bashkohen shpejt me Delhaize Group. Milionat e klientëve të Delta mund të mbështeten mbi ne për të vazhduar shërbimin e klasit të parë që kanë gëzuar deri më sot në dyqanet e tyre të preferuara. Për më tepër, klientët e Delta Maxi Group do të jenë të aftë të përfitojnë nga mjeshtëria e kompanive tona aktuale lidhur me tregtinë dhe llojet e produkteve”

Delta Maxi Group filloi veprimet në vitin 2000 dhe i ka zyrat qendrore në Beograd, Serbi. Sot grupi operon në më shumë se 450 pika shitjeje në Serbi, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Shqipëri. Në Serbi, Delta Maxi ka rreth 350 pika shitjeje aktive dhe është shitësi më i madh me pakicë. Gjithashtu në Bullgari, në Bosnje - Hercegovinë, në Shqipëri dhe Mal të Zi, Delta Maxi Group ka pozicion të rëndësishëm.

Rrjeti i Delta Maxi Group përbëhet kryesisht nga 4 formate të tregtisë ushqimore, duke filluar nga dyqanet e vogla (nën emërtimet Mini Maxi, Piccadilly Express dhe Euromax), supermarketet Maxi, Piccadilly dhe Euromax), dyqanet me çmime të ulëta (Tempo Express) dhe hipermarketet (Tempo). Të ardhurat e vlerësuara vjetore të Delta Maxi Group për vitin 2011 arrijnë në vlerën nga 1.35 deri 1.4 miliardë Euro dhe përfitimet para taksave, interesave dhe amortizimit vlerësohen në 85 deri në 90 milionë. Delta Maxi Group ka rreth 15 000 të punësuar në të gjitha tregjet.

Nën kushtet e marrëveshjes, Delhaize Group do të blejë 100% të Delta Maxi Group me një çmim blerjeje prej 932.5 millionë Euro përfshirë borxhin neto prej rreth 300 milionë Euro. Kjo rezulton në një blerje të shumëfishtë përjashtuar efektin pozitiv të përfitimeve të bashkuara pozitive nga 0.67x në 0.69x 2011 të të ardhurave të pritshme dhe të 10.4x deri në 11.0x 2011 të të ardhurave të parashikuara dhe fitimeve para taksave, zhvlerësimit, interesave dhe amortizimit (EBIDTA). Ne presim që blerja, përfshirë kostot e transaksionit të japë përfitime të menjëhershme që në 2011. Transaksioni përfshin dhe pronësinë e pasurive të patundshme të më shumë se gjysmës së numrit të dyqaneve në Serbi dhe shtatë prej qendrave të shpërndarjes së Delta Maxi Group.

Deri në fund të 2013, Delhaize Group planifikon të realizojë më shumë se 16 milionë Euro që rrjedhin nga fitimet e bashkimit sidomos nga përmirësimet e prokurimit, menaxhimit më të mirë të inventarit dhe nga optimizimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe sistemeve dhe proceseve të zinxhirit të furnizimit.

Blerja e Delta Maxi Group është subjekt i marrëveshjes së përbashkët dhe kushteve kufitare, përfshirë aprovimin nga autoritetet e kontrollit të bashkimit të kompanive në Serbi, Bullgari, Mal të Zi dhe Shqipëri. Transaksioni pritet të mbyllet në tremujorin e tretë të vitit 2011.

Delhaize Group ka marrë si këshilltarë financiarë për këtë transaksion Lazard, Bankën e Amerikës Merrill Lynch dhe Raffeisenbank. CMS në Bruksel, Londër dhe Serbi, me mbështetjen e zyrave të tjera të CMS dhe avokatëve të tjerë ligjorë, vepron si këshilltar ligjor për Delhaize Group.

Delhaize Group

Delhaize Group është një shitës ushqimor me pakicë i pranishëm në gjashtë vende e në tre kontinente. Në fund të vitit 2010, rrjeti i shitjeve të Delhaize Group përbëhej nga 2 800 pika shitjeje. Në vitin 2010, Delhaize Group shënoi 20.8 miliardë Euro të ardhura (USD 27.6 miliardë). Në 2009, Delhaize Group shënoi 514 milionë Euro (USD 717 milion) fitim neto (të grupit). Në fund të 2010, Delhaize Group punësonte rreth 137 000 njerëz. Aksionet e Delhaize Group listohen në Euronext Brussels (DELB) dhe në New York Stock Exchange (DEG).

a.b/NOA

Delhaize Group Becomes a Leading Retailer in Southeastern Europe through Acquisition of Serbian Delta Maxi Group

KOMENTE