English

FAO: Shkurti çmime alarmante të ushqimeve, vazhdojnë më tej rritjet

E enjte, 3 mars 2011, NOA- Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës e njohur si FAO, deklaron se çmimet e ushqimeve gjatë muajit që lamë pas kanë shënuar çmime rekord.

Sipas FAO, indeksi i çmimeve u rrit me 2,2% gjatë muajit të shkuar, duke arritur nivelet më të larta historike, që kur Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës u krijua.

Drithërat kanë vazhduar të rriten, duke shkuar në nivele alarmante, kjo sqarohet se është bërë si shkak i rritjes së kërkesës për ushqime në mbarë botën dhe rritjes së çmimit të naftës.

Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës e njohur si FAO, e cila është një nënstrukturë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara deklaroi se çmimi i drithërave u rrit me 70% edhe gjatë 2010-s.

a.y/NOA

KOMENTE