English

Sekuestrohen produkte mjekësore kontrabandë

Prishtinë, 3 mars 2011, NOA – Pas kontrolleve të nëntë depove farmaceutike në disa qytete të Kosovës policia e hetimit të krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Kosovë ka sekuestruar një sasi produktesh mjekësore të futura kontrabandë. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë për kontrollin e produkteve medicinale ka zhvilluar një operacion të përbashkët që kishte për qëllim kontrollin për kontrabandimin e ilaçeve.

Ky operacion u zhvillua në nëntë depo farmaceutike në Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Pejë.

Gjatë operacionit bëhet me dije se një depo u mbyll përkohësisht në mungesë të liçencës për të ushtruar biznesin.

Ndërsa në një depo tjetër është gjetur një sasi e konsiderueshme produktesh mjekësore të ndaluara për t’u qarkulluar në Kosovë.

Policia e sekuestroi menjëherë mallin nën akuzën se ishte i kontrabanduar.

Në depot tjera efektivët kundër krimit ekonomik kanë gjetur një sasi të konsiderueshme malli pa banderola, të cilin policia e bllokoi për të vërtetuar më pas prejardhjen dhe lejen e importit.

mit/NOA

KOMENTE