English

Blini një aparat celular 3G, Vodafone dhuron 500 MB internet

Tiranë, 4 mars 2011, NOA - Një mundësi reale për të eksploruar shpejtësinë marramendëse të internetit në celular përmes teknologjisë 3G vjen tashmë për klientët tariforë me parapagesë të Vodafone. Kjo kompani sapo ka hedhur në treg një tjetër ofertë joshëse për t’u dhënë mundësinë të gjithë klientëve të saj të planeve tarifore me parapagesë të përjetojnë magjinë e internetit të shpejtësisë së lartë në celular përmes teknologjisë 3G – e ofruar në Shqipëri ekskluzivisht nga Vodafone.

Oferta mundëson që me blerjen e një aparati celular të përshtatshëm për teknologjinë 3G në secilin prej dyqaneve Vodafone të përfitohen automatikisht 500 MB Internet falas për t'u konsumuar për një muaj.

Pjesë e kësaj oferte është dhe i famshmi Samsung Galaxy Tab, telefonat inteligjentë Vodafone 945 dhe shumë telefona të tjerë nga më të kërkuarit në treg, të cilët vijnë me çmime që i përshtaten buxhetit të gjithkujt.

Teknologjia 3G ofron navigim shumë të shpejtë në faqet e internetit, shkarkim me shpejtësi të përmbajtjeve tuaja të preferuara, kryerjen e video-thirrjeve si dhe shumë aplikime të tjera që kërkojnë internet të shpejtësisë së lartë.

Vodafone bën me dije se kjo ofertë është e vlefshme deri në datën 1 Maj 2011.

Oferta u vlen ekskluzivisht klientëve me parapagesë të Vodafone.

Për më shumë informacion mbi këtë ofertë vizitoni dyqanet Vodafone ose klikoni në www.vodafone.al.

NOA

KOMENTE