Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeparlamentarja Topalli takon femrat piktore dhe skulptore
English

Kryeparlamentarja Topalli takon femrat piktore dhe skulptore

Tiranë, 4 mars 2011, NOA- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ditën e sotme zhvilloi takimin me gratë piktore dhe skulptore, në kuadër të “Javës së Gruas”.

Në sallën e pritjes, me dhjetra femra të pikturës u përgëzuan për punën e tyre nga ana e Kryeparlamentares e cila i cilësoi femrat si motorrin lëvizës të shoqërisë.

Gjatë takimit Topalli paraqiti edhe ekspozitën e hapur në ambientet e kryesisë së Kuvendit nga gratë piktore.

Ajo i falenderoi ato për punën e tyre të cilën e cilësoi si mjaft të vyer dhe që sipas saj i kanë dhënë gruas finesën dhe hijeshinë që e karaktetizon.

Ky takim i cili u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ishte i dyti pas atij të pasdites së djeshme me femrat e suksesshme në botën e sportit.

Këto takime vijnë njëra pas tjetrës pas shpalljes nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli si “Java e Gruas”, në kuadër të 100-vjetorit të 8 Marsit, festës së gruas.

a.y/NOA

KOMENTE