English

Aksident tragjik në Gramsh, shembet ndërtesa, 3 të vdekur

Gramsh, 5 mars, NOA – Tre persona kanë humbur jetën dje në qytetin e Gramshit, gjatë kohës që kanë qenë duke nxjerrë hekur në një ndërtesë tek godina e ish-rezervave të shtetit, në fshatin Bratilë të komunës Kodovjat në Gramsh.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Viktimat janë; Altin Elezin 37 vjeç, Nazif Bojën 22 vjeç dhe Dritan Hoxhollin 28 vjeç.

Njoftimi i parë është dhënë nga kryetari i Komunës. Mendohet se tre personat kanë qenë duke hequr telat e hekurit që kanë soletat.

Rënia e soletës ka bërë që t’ zërë nën vete tre personat duke shkaktuar dhe vdekjen e tyre. Tre prej personave kanë vdekur menjëherë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, pasi është lajmëruar nga kreu i komunës, por nuk ka mundur tu vijë në ndihmë tre viktimave.

a.k/NOA

KOMENTE