Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti i Kosovës diskuton të hënën, negociatat Kosovë-Serbi
English

Parlamenti i Kosovës diskuton të hënën, negociatat Kosovë-Serbi

Prishtinë, 5 mars 2011, NOA- Parlamenti i Kosovës pritet që ditën e hënë të zhvillojë një seancë lidhur me dialogun mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo seancë duket se vjen pas njoftimit nga Brukseli zyrtar për datën 8 mars, në të cilën pritet të takohen shefat e grupeve të ekipeve negociatore të Prishtinës dhe Beogradit, hap ky që duket se shënon fillimin e dialogut.

Përfaqësuese nga ana e Kosovës është zëvendëskryeministrja Edita Tahiri e cila pritet të mbrojë interesat e këtij shteti.

Ndërkaq grupet parlamentare të Kuvendit janë pajtuar që për dialogun të diskutohet së pari në Kuvend dhe kjo është vendosur të bëhet të hënën, më 7 mars.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, gjatë një interviste konfirmoi se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit fillojnë më 8 mars në Bruksel dhe se temat e bisedimeve varen nga çështjet që janë prioritet për të dy palët.

“Për ne janë shumë me rëndësi lajmet pozitive edhe nga Serbia, edhe nga Kosova, edhe nga Ballkani, dhe për këtë ky fillim i dialogut është shumë i rëndësishëm”, deklaroi Kacin.

a.y/NOA

KOMENTE